AMSTERDAM DHE BRUKSEL, 4 DITË

Çmimi: 
449 Euro
Body: 

Detajet e turit

 
Dita e Parë: Fluturimi për në Bruksel. Nisja në orën 06.05. Mbrritja në Bruksel në orën 08.55. Transferimi në Bruksel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj. Pasdite, Nisja për në Bruges të Belgjikës. Ndalesë dhe vizitë e shkurtër në Bruges. Vazhdon udhëtimi në drejtim të Rotterdamit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë kufirit Belg - Hollandez.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Rotterdam dhe Hagë. Vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjera të këtyre qyteteve. Pasdite vonë, vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. 
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vizitë në Zaanse Schans, ku ndodhen Mullinjtë e Erës. 
OPSIONALE: Hyrja në Park dhe Mullinjtë.
Kthimi për në Amsterdam. Vizitë panoramike e qytetit. Vizitohet Sheshi Dam dhe Sheshi i Muzeve. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Dam.
OPSIONALE: Shëtitje me Anije për të parë Monumentet e Qytetit nga Kanalet e Amsterdamit.
Dita e Katërt: Transferimi për në aeroportin e Endhoven. Fluturimi me avion direkt Eindhoven - Tiranë në orën 10:20. Mbrritja në Tiranë në orën 12:20.
 
Kujdes:
Fluturimi për Nisjen më 25 Nëntor është Vajtje Ardhje Tiranë - Bruksel - Tiranë.
Nisja nga Tirana në orën 06.00, Mbrritja në Bruksel në orën 09.00
Nisja nga Brukseli n% orë 20.40, Mbrritja në Tiranë në orën 23.10.
Në pagesë përfshihen:
1 . Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion një çantë me përmasa deri në 40 x 20 x 23 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
 
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
 
Nisje: 25 NËNTOR
 
 
P