Beograd 28-30 Nentor -3 dite

Çmimi: 
99 Euro

 

Beograd, 28 & 29 Nentor, 3 ditë, €99 (me mengjes + darke)

Datat e tjera te nisjeve:
► 7 Dhjetor 

Programi

Dita 1:
Ora 04:00, nisja nga Tirana me autobus drejt pikës kufitare te Morines.

Gjate rruges ndalese e shkurter buze liqenit ne Kukes. Pas kryrjes së formaliteteve kufitare nisemi në drejtim të pikes doganore Hani i  Elezit, kalim nga Gryka e Kacanikut. Ne vazhdim drejtohemi ne afersi te Shkupit per pushimin e drekes dhe vazhdojme udhetimin tone ne drejtim te Presheves, pika kufita që lidh Maqedonine me Serbine. Vazhdojmë rrugën për në Beograd, ne darke. Akomodimi ne hotel.

Dita 2:
Pas mëngjesit fillojmë vizitat në katadralen e madhe të Sv. Saves, kalojmë në rrugën e famshme Skaderlie dhe drejtohemi në sheshin kryesor të qytetit. Pas kësaj do të drejtohemi:

  • në Kalanë e madhe Kalemegdan;
  • Beogradin e ri;
  • uren e re Ada mbi lumin Danub;
  • Rrugen e Shkodraneve;
  • pallatin e Presidentit apo dhe ate te Parlamentit;
  • si dhe ndertesa te tjera muzeale.

Pas kryerjes së vizitave do të drejtohemi në qendrën tregtare USCE ku do të kemi mundësi të organizojmë shoping për rreth 2 orë. Në varesi të dëshirës së grupit dhe me pagesë ekstra mund të organizohet një udhëtim në lumin SAVA dhe DANUB.

Dita 3:
Mëngjesi ne hotel dhe pastaj marrim rrugën e kthimit për në Atdhe. Nje nga dalesat gjate rruges do te behet ne Nish, qyteti i trete me i madh i Serbise dhe vendelindja e Perandorit Ilir, Kostandinit te madh. Rruga e kthimit do te jete nga Prishtina me pushime të shkurtëra kafeje..

Në cmim përfshihet

  • Udhëtimi me autobus komod vajtje – arrdhje dhe shëtitjet.
  • Akomodimi ne hotel me 4* me mengjes e darke
  • Shoqërimi me guidë në gjuhën shqipe.

Në cmim nuk përfshihet

  • Drekat në të gjitha ditët.
  • Hyrjet në muzeume, shëtitjet me anije dhe gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.

Shënim

  • Personi tek, në dhomë dyshe, paguan €135.
  • Zbritja për transport individual është €20.

Fëmijët

  • 0-2 vjec janë falas;
  • 2-12 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje;
  • mbi 12 vjec paguan si i rritur;
  • nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

Ju bëjmë me dije se

  • Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesen e plotë deri në 5 ditë para nisjes.
  • Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.