BREGDETI DLMAT-PARKU KRKA 3 DITË,2 NETË

Çmimi: 
149 Euro
Body: 

Udhëtim në Bregdetin Dalmat dhe Parkun Natyror Krka

Data e udhëtimit:
Tetor: 10-12, 24-26 – 149€/personi
Nëntor: 07-09, 14-16, 21-23 – 149€/personi
Festat e Nëntorit: 28-30 Nëntor – 159€/personi

Hotel 3* ose 4* (mëngjes + darkë)

Çmimi përfshin:

-Akomodim në hotel 3* ose 4*
-Mëngjes dhe darkë
-Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
-Transport me automjet komod

Çmimi nuk përfshin:

-Hyrjet në monumente dhe muzeume
-Hyrja në Parkun Krka (opsionale 20€)
-Siguracioni i shëndetit në udhëtim
-Taksa lokale 2.65€/person/natë

Itinerari:

Dita e Parë: Tiranë – Dubrovnik – Tisno
Nisja nga Tirana në orën 04:00 të mëngjesit. Pas kalimit të pikës kufitare të Muriqanit vazhdojmë drejt Rivierës së Malit të Zi pa ndalesa. Vizitë panoramike e Shën Stefanit, Budvës dhe Tivatit. Kalim i Gjirit të Kotorit me traget për në Hercegnovi dhe vazhdimi drejt Kroacisë. Ndalesa të shkurtra për kafe dhe pushime. Vizitë në Dubrovnik, pjesë e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s. Vazhdimi drejt Vodice dhe akomodimi në hotel në Tisno. Darka në hotel.

Dita e Dytë: Shibenik – Parku Natyror Krka
Pas mëngjesit nisemi drejt Parkut Natyror Krka, i shpallur park kombëtar në vitin 1985. Parku shquhet për ujëvarat e tij dhe habitatin për mbi 225 specie zogjsh. Vizita në park zgjat 3-4 orë. Pas vizitës, kthimi në hotel dhe darka. Qëndrim i lirë.

Dita e Tretë: Split – Tiranë
Pas mëngjesit, mbërritja në Split dhe vizitë e atraksioneve kryesore të qytetit. Koha e lirë buzë shëtitores Riva për kafe dhe shëtitje. Nisja drejt Tiranës duke përshkruar rivierën kroate dhe të Malit të Zi, me ndalesa për kafe dhe pushime. Mbërritja në Tiranë në darkë.

Çfarë duhet të keni me vete:

-Çantë shpine
-Shishe uji 1L
-Rroba pambuku për ndërrim
-Fruta të thata dhe çokollata

Sugjerim:
Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i shoferit ose guidës, mund të vendosni një shumë minimale si bakshish për vlerësimin e stafit.

Politikat për fëmijët:

0-2.99 vjeç falas
3-5.99 vjeç 50% zbritje
Mbi 6 vjeç paguajnë si të rritur

Shënime:

Çmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve lokale mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e operatorëve lokalë.

Rezervimi i vendeve të para në autobus ka kosto ekstra: 15€/person, vendet e dyta 10€/person, vendet e treta 10€/person. Të tjera nuk mund të rezervohen dhe merret vetëm në nisje.

Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë para udhëtimit.

Akomodimi në dhomë single ka pagesë ekstra 75%.

Nëse krevati nuk është dopjo, do të jenë dy krevate të bashkuara.

Për rezervim nevojitet 50% parapagim dhe pjesa tjetër 5 ditë para nisjes.

Numri minimal i pjesëmarrësve: 35.

Pagesa e bërë është e pakthyeshme.

Agjencia nuk mban përgjegjësi për kushte atmosferike, prishje të automjetit, ose kthim nga policia për mungesë dokumentacioni.

Pasaporta duhet të ketë minimum 3 muaj vlefshmëri në momentin e nisjes.

Në rast probleme me automjetin mbi 2h59min, agjencia rimburson 35% të çmimit të paketës.