GJIROKASTËR – APOLLONI – PËRMET 2 DITË

Çmimi: 
49 Euro
GJIROKASTËR, APOLLONI, PËRMET, BANJAT E BËNJËS, GRYKA E KËLCYRËS, TEPELENË
  • ► 10, 17, 24, 31 Tetor
  • ► 7, 14, 21, 28 Nëntor
  •  
  • PROGRAMI:

Dita I: Tiranë – Apolloni – Gjirokastër
►Nisja nga Tirana në orën 07:00.
►Nisja nga Durrësi në orën 07:30.
►Nisja nga Elbasani në orën 06:00.

Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër përpara se të mbërrijmë në Apolloni. Apollonia është një nga parqet arkeologjike më të rëndësishëm në vendin tonë për nga vlerat që mbart dhe bukuria që përcjell tek vizitorët.

Pas vizitës në Apolloni nisemi drejt qytetit të Gjirokastrës. Akomodimi në hotel 4* në qendër të qytetit. Më pas do të zhvillojmë edhe guidën e qytetit të gurtë, që vitet e fundit ka marr dhe nuanca bashkëkohore. Do kemi mundësi të prekim kalanë e qytetit dhe Muzeun e Armëve, Qafën e Pazarit dhe rrugicat e kalldrëmta, Shtëpinë e Zekatëve dhe atë të Skëndulatëve, por jo vetëm. Darka në hotel dhe në mbrëmje mund të shijojmë një pije në lokalet karakteristike të qytetit.

Dita II: Gjirokastër – Gryka e Këlcyrës – Banjat e Bënjës – Përmet – Tepelenë – Tiranë

Mëngjesi në hotel dhe kafe në rrugicat e gurta. Nisemi drejt Banjave të Bënjës. Aty do të kemi mundësi të zbulojmë vaskat me ujëra termale. Gjithashtu do bëjmë banjo në vaskat ku secila prej tyre mbart një veti ndryshe nga tjetra. Më pas do të mund të eksplorojmë përgjatë Kanionit të Langaricës.

Më pas do kemi një ndalesë të shkurtër në qytetin e trëndafilave, Përmet dhe më pas në Tepelenë përpara se të nisemi në rrugën e kthimit.

Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

Ne cmim per person përfshihen:
1. Transporti sipas programit vajtie – ardhje
2. Akomodimi ne hotel 4* ne qender 

3.Mengjesi dhe darka ne hotel

4.Guida (shoqeruesi) gjate vendeve qe do te vizitojme

Ne cmim nuk perfshihen:

1) Dreka dhe pijet gjate vakteve

2)Biletat e hyrjes ne muze