Kanionet e Osumit 1 Ditë 1800 Lekë

Kanionet e Osumit 1 Ditë 1800 Lekë

Kanionet e Osumit, Ujëvara e Bogovës, Berati
  • - 6 , 7 ,13 , 14 , 20 , 21 , 27 , 28 Qershor
  • - 4 , 5 , 11 , 12 , 18 , 19 , 25 , 26 Korrik
  • - 1 , 2 , 8 , 9 , 15 , 16 , 22 , 23 , 29 , 30 Gusht
  • - 5 , 6 , 12 , 13 , 19 , 26 , 27 Shtator

Programi:

 

-Nisja nga Tirana në orën 06:00 .

-Nisja nga Durresi në orën 06:30 .

-Nisja nga Elbasani në orën 05:20 .

Pas takimit me grupin dhe guidën, do të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt Kanioneve të Osumit. Gjatë rrugës do të kemi një ndalesë për kafen e mëngjesit.

Pas ndalesës për kafe nisemi drejt Kanioneve. Gjatë rrugës do të kemi mundësi të shijojmë degëzimet e lumit të Osumit dhe majat e larta të malit të Tomorrit. Eksplorimi jonë nis me vizitën tek ‘Lakorja Panoramike e Flamurit’, një nga pikat më të bukura buzë kanionit. Më pas do të vizitojmë ‘Vrimën e Nuses'(nga ku rrjedhë një legjendë që do ta zbulojmë gjatë udhëtimit) dhe Urën e Vjetër të Zaberzanit të vendosur në një nga pjesët më të bukura midis faqeve të kanionit. Gjithashtu do të kemi mundësi që gjatë eksplorimit të prekim Mullirin e Babait, Gjurmën e Abaz Aliut edhe Urën e Kasabashit (monument kulture). Opsionale është mundësia për të përjetuar edhe adrenalinën e rafting (pagesa ekstra 40 euro/person).

Në kthim do të ndalojmë në Bogovë ku do të kemi mundësi të vizitojmë Ujëvarën e Bogovës dhe do të mund të konsumojmë drekën (opsionale). Pas drekës në natyrë, nisemi drejt Beratit do të bëjmë një vizitë të shkurtër në qytetin e “një-mbi-një dritareve”. Qyteti i mbrojtur nga UNESCO, është një nga destinacionet kryesore për tu vizituar në Shqipëri nga të huajt.

Pas vizitës në Berat, vazhdojmë udhëtimin për në kthim. Mbërritja në Tiranë , Durrës  dhe Elbasan rreth orës 21:00.

-Duhet te keni me vete :

Cantë shpine, Shishe uji 1 Litër, rroba pambuku për ndërresë, fruta të thata, aparat fotografik, cokollata, veshje sportive për ecje dhe shumë energji.

- Sugjerim :

NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE .