Kanionet E Osumit 2 Ditë 6000 Lekë

Kanionet E Osumit 2 Ditë 6000 Lekë

Skrapar , Kanionet e Osumit , Berati, Liqenet e Belshit .
  • ► 20-21 , 27-28 Qershor
  • ► 4-5 , 11-12 , 18-19 , 25-26 Korrik
  • ► 1-2 , 8-9 , 15-16 , 22-23 , 29-30 Gusht
  • ► 5-6 , 12-13 , 19-20 , 26-27 Shtator

Programi:

► Dita e pare :  ( Tirane – Belsh – Berat ) .

Nisja nga Tirana ne oren 06:30 .

Nisja nga Durresi ne oren 05:45 .

Nisja nga Elbasani ne oren 07:00 .

Vazhdimi i udhetimit drejt fshatit turistik Belsh . Vizite fshat dhe  ne liqenet e famshem te Belshit .
Nisemi per ne qytetin e Beratit . Akomodimi ne hotel 4* ne qender te Beratit me arkitekture tradicionale  ne lagjen e vjeter te Mangalemit .
Pasdite ne shoqerine e guides, do te viztiojme qytetint e Beratit duke filluar nga kalaja e qytetit, muzeu i ikonave Onufri, lagja e vjeter e Gorices, lagja e vjeter e Mangalemit, qendren e qytetit.
Konsumimi i darkes ne hotel .Pas  darkes qendrim i lire .

► Dita e dyte : ( Berat – Corovode – Kanion – Bogove – Tirane )

Pas konsumimit te mengjesit ne hotel nisemi drejt Kanioneve. Gjatë rrugës do të kemi mundësi të shijojmë degëzimet e lumit të Osumit dhe majat e larta të malit të Tomorrit. Eksplorimi jonë nis me vizitën tek ‘Lakorja Panoramike e Flamurit’, një nga pikat më të bukura buzë kanionit. Më pas do të vizitojmë ‘Vrimën e Nuses'(nga ku rrjedhë një legjendë që do ta zbulojmë gjatë udhëtimit) dhe Urën e Vjetër të Zaberzanit të vendosur në një nga pjesët më të bukura midis faqeve të kanionit.Ne Zaberzan mund te shfrytezoni rrjedhen e Lumit Osum per tu lare dhe per banjo dielli .  Gjithashtu do të kemi mundësi që gjatë eksplorimit të prekim Mullirin e Babait, Gjurmën e Abaz Aliut edhe Urën e Kasabashit (monument kulture). Opsionale është mundësia për të përjetuar edhe adrenalinën e rafting (pagesa ekstra 40 euro/person).Konsumimi i drekes sugjerohet  ne restorantet buze kanionit ose ne restorantet e Corovodes .Në kthim do të ndalojmë në Bogovë ku do të kemi mundësi të vizitojmë Ujëvarën e Bogovës .

Me pas vazhdojmë udhëtimin për në kthim. Mbërritja në Tiranë , Durrës  dhe Elbasan rreth orës 21:00.

►Duhet te keni me vete :

-Rroba banjo
-Atlete te vjetra, sandale te mbyllura
-Kostum sportiv
-Rroba pambuku per nderrese
-Veshje sportive per ecje

-Peshqir
-Rroba te ngrohta per t’u nderruar
-Sandale/Atlete per t’i  nderruar ne fund te udhetimit
-Cante shpine
-Shishe uje 1 liter
-Fruta te thata
-Aparat fotografike

Sugjerim :

NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE .