KODRA E DIELLIT – SHKUP – TETOVË 2 DITË

Çmimi: 
55 Euro
KODRA E DIELLIT , SHKUP, TETOVË,
  • ► 25-26 , 26-27 Dhjetor
  • ► Janar 1-2 , 2-3 , 9-10 , 16-17 , 23-24 , 30-31
  • ►Paketa me mëngjes €55
  • ►Paketa me mëngjes dhe darkë €59
  • Paketa me transport individual , zbritje €15/person .

PROGRAMI:

► Dita e parë:

►Nisja nga Tirana në orën 07:00.

►Nisja nga Durrësi në orën 06:30.

►Nisja nga Elbasani në orën 07:30.

Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës së kontrollit në Qafë Thanë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Më pas do të vizitojmë Kopshtin Zoologjik në Shkup, ku do kemi mundësi të shohim nga afër Xhirafa, Elefantë, Gamile dhe kafshë të tjera nga e gjithë bota që do t’i zbulojmë kur të jeni aty. Më pas na pret qyteti i Shkupit, i vendosur rreth 25 km larg Tetovës. Vizita jone fillon nga shtëpia e Nënë Terezës, për të kaluar më pas tek sheshi i shatërvanëvë “Aleksandri i Madh”, Ura e Gurit, Ura e Artistëve, Blloku i Muzeve, Carshia e Vjeter, etj.

Pasi t’i kemi marrë më të mirën e Shkupit nisemi drejt Tetovës, ku do të kemi mundësi të prekim atraksionet turistike më të bukura të qytetit. Akomodohemi në NB HOTEL SPA 5*, në qendër të qytetit ku mund të shfrytëzojmë lehtësirat e hotelit si: pishina dimërore, sauna, jacuzzi dhe banja turke.
Darka në restorantin e hotelit dhe mbremja e lirë.

►Dita e dyte: Pas mëngjesit në hotel do të udhëtojmë drejt qendres se skijimit ne Kodren e Diellit (30 min larg Tetoves)
*E vendosur midis masivit malor te Bjeshkeve te Sharrit,  “Kodra e Diellit” disponon 11 ski-ashensorë, me gjatësi prej 7.7. km, që lidhin shtigjet e skijimit në lartësi prej 1070-2510m. Gjatësia e shtigjeve të skijimit është 20 km nga të cilat 3 janë sipas kritereve të FIS-it (Federates Boterore te Skijimit).
*Ora 9:30 – 15:00 kohe e lire per te ushtruar sportin e skijimit.
Dreka e lire per te konsumuar ne restorantet rreth pistave.
*Pas drekes, nisja drejt Tiranes.
Nisemi në rrugën e kthimit. Mbërritja në Elbasan, Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

  Ne Cmim Perfshihet :

  • TRANSPORT ME AUTOMJET KOMOD
  • AKOMODIM NË HOTEL 5*
  • MËNGJESI DHE DARKA (OPSIONALE) NË HOTEL
  • PËRDORIMI I PISHINËS DIMËRORE, SAUNA, JACUZZI DHE BANJE TURKE NË HOTEL
  • GUIDË SHOQËRUESE GJATË UDHËTIMIT

►  Ne Cmim nuk perfshihen :

  • DREKA
  • BILETA E TELEFERIKUT
  • PAJISJET E SKIJIMIT
  • BILETA E HYRJES TEK KOPSHTI ZOOLOGJIK - 1 EURO (OPSIONALE)
  • SHENIM

     

     

    • 0-2,99 VJEC JANE FALAS;
    • 3-11.99 VJEC, NESE AKOMODOHET NE DHOME ME 2 TE RRITUR, PERFITON  50% ULJE .
    • MBI 12 VJEC PAGUAN SI I RRITUR.
    • NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.

    SHENIM
    ► AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
    ► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1- 3 DITË PARA.
    ► PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.
    ► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ► AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER KUSHTET ATMOSFERIKE .