Korçë – Voskopojë 1 Ditë 1700 Lekë

Korçë – Voskopojë 1 Ditë 1700 Lekë

Voskopojë , Korçë , Drilon
- 6 , 7 ,13 , 14 , 20 , 21 , 27 , 28 Qershor
- 4 , 5 , 11 , 12 , 18 , 19 , 25 , 26 Korrik
- 1 , 2 , 8 , 9 , 15 , 16 , 22 , 23 , 29 , 30 Gusht
- 5 , 6 , 12 , 13 , 19 , 26 , 27 Shtator

Programi:

-Nisja nga Tirana në orën 06:00 .

-Nisja nga Durrësi në orën 05:20 .

-Nisja nga Elbasani në orën 06:30 .

Ndalesë për kafe gjatë rrugës. Vazhdojmë udhëtimin drejt Parkut Natyror në Drilon. Shëtitje e lirë dhe pushim në Drilon rreth 1 orë.
Mbërritja në fshatin turistik e piktoresk të Voskopojës. Shëtitje në fshat për të shijuar ambjentin fantastik që natyra e Voskopojës ofron gjithashtu edhe vizitë në kishat e Voskopojës për tu njohur me trashëgiminë kulturore, të cilat aktualisht vazhdojnë të ruajnë madhështinë dhe rëndësinë e gjithë historisë së përjetuar më parë si një qendër kryesore jo vetëm në Shqipëri por në gjithë perandorinë Bizantine që në shek e 14-të. Kohë e lirë për argëtim nën sugjerimet e guidës. Konsumimi i drekës me produkte bio të vendit në një nga restorantet më të mirë të zonës.
Pas dreke nisemi për në qytetin e serenatave, Korçë. Vizitë në zonën qëndrore të qytetit, tek Pazari, Shëtitorja, Katedralja dhe jo vetëm për rreth dy orë.

Nisemi në rrugën e kthimit, mbërritja në Tiranë ,  Durrës  dhe Elbasan në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

 

-Sugjerohet të keni me vete :

Çantë shpine, shishe uji 1 litër, rroba pambuku për ndërresa, fruta të thata, çokollata,veshje sportive për ecje dhe shumë energji.

 

-Sugjerim :

NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE .