Data e nisjes:
Tetor: 10-12, 17-19, 24-26, 31 - 02 Nëntor
Nëntor: 07-09, 14-16, 21-23
Festat e Nëntorit: 28-30 Nëntor
Darkë me mbrëmje festive dhe muzikë live tek "Brau Haus" Korçë (extra 18€/person)
Çmimi përfshin:
-Akomodimi sipas hoteleve përkatëse
-Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
-Mëngjesi
-Transporti me automjet komod
Çmimi nuk përfshin:
-Dreka dhe darka
-Pijet gjatë vakteve
Dita e Parë:
Nisja nga Tirana në orën 06:30 dhe nga Durrësi në orën 05:45 (pagesë ekstra 5€/person).
Udhëtim drejt qytetit historik të Gjirokastrës ku do vizitojmë Pazarin e Vjetër dhe Kalatë e Gjirokastrës. Nisja drejt Grykës së Këlcyrës për ndalesë dhe drekë. Pasdite, akomodimi në bujtinë dhe mbremje e lirë.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel. Vizitë në Banjat e Benjës dhe më pas nisja drejt qytetit të Korçës. Akomodimi në hotel në qendër të qytetit dhe vizita e pikave kryesore: Bulevardi, Katedralja, Pazari i Vjetër, Mesonjtorja e Parë etj. Mbremje e lirë.
Dita e Tretë:
Pas mëngjesit, nisja drejt Voskopojës, qendër e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe artistik historik. Vizitë në kishat e fshatit dhe konsumimi i drekës në një restorant lokal, ku do të shijojmë gatime tradicionale (lakror me dy peta). Vazhdimi i udhëtimit drejt Parkut Natyror në Drilon me ndalesë për kafe dhe pushim. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.
Çfarë duhet të keni me vete:
Veshje sportive, këpucë për hiking ose atlete, çantë shpine, shishe uji 1 litër, rroba pambuku për ndërresë, krem dielli, kapele, syze dielli, fruta të thata, çokollata.
Sugjerim:
Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i shoferit ose i guidës, mund të vendosni një shumë minimale si bakshish për vlerësimin e stafit.
Politikat për fëmijët:
0-2.99 vjeç falas
3-8.99 vjeç 35% zbritje
Mbi 9 vjeç paguajnë si të rritur
Shënime të rëndësishme:
Akomodimi në dhomë të vetme ka pagesë ekstra +75%
Nëse krevati nuk do të jetë dopio, do të jenë dy krevate të bashkuar
Numri minimal i pjesëmarrësve është 20
Pagesa 50% parapagim dhe pjesa tjetër 5 ditë para nisjes
Pagesa e bërë është e pakthyeshme
Agjencia nuk mban përgjegjësi për kushtet atmosferike ose prishje të automjetit deri në 2h59min (pas kësaj, rikuperohen 35% të paketës)
Çmimet e muzeumeve dhe aktiviteteve lokale mund të ndryshojnë, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit
Rezervimi i vendeve të para në autobus ka kosto ekstra: 15€/person, vendet e dyta 10€, vendet e treta 5€, pjesa tjetër merr vendet në momentin e nisjes
Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë para udhëtimit me mesazh në numrin e kontaktit.

