Krishtlindje në Barcelonë 4 ditë

Çmimi: 
429 Euro
Body: 

Krishtlindje në Barcelonë
►25–28 Dhjetor – €429/person

Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tiranë 19:10 – 21:55 Barcelonë
Kthimi: Barcelonë 22:35 – 01:05 Tiranë

Përfshirë në çmim:

Akomodimi në hotel 3* ose 4*
Bagazh dore 40x30x20 cm
Bileta vajtje–ardhje
Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Mëngjesi
Transfertat dhe shëtitjet me autobus

Nuk përfshihen:

Hyrjet në Park Guell, Sagrada Familia, Camp Nou, Akuarium
Siguracioni shëndetësor në udhëtim
Taksa lokale për turistët €1.5/person/natë
Udhëtimi opsional për në Montserrat
Gjithçka e papërmendur më sipër

Dita 1
Takimi në aeroport me shoqëruesin 3 orë përpara fluturimit. Fluturim direkt Tiranë–Barcelonë. Mbërritje në 22:10 dhe transferim drejt hotelit për akomodim.

Dita 2
Mëngjes në hotel. Vizitë në Parc de la Ciutadella (Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada, Harku i Triumfit). Më pas drejt Parkut Guell (hyrja me pagesë). Pas vizitës, shëtitje dhe drekë në Barceloneta. Vazhdim drejt portit të kroçierave për të parë statujën e Kristofor Kolombit. Kthim dhe akomodim në hotel.

Dita 3
Mëngjes në hotel. Paradite, vizitë opsionale në Manastirin e Montserrat. Pasdite, vizitë në stadiumin Camp Nou dhe muzeun e Barcelonës, më pas në Bazilikën Sagrada Familia. Kthim dhe akomodim në hotel. Mbrëmje e lirë.
Shënim: Vizita në Montserrat është me pagesë extra. Personat që nuk marrin pjesë kanë kohë të lirë në Barcelonë.

Dita 4
Mëngjes në hotel. Vizitë në kodrën Montjuik dhe Muzeun Kombëtar të Artit Katalan. Më pas, shëtitje në qytetin e vjetër: Pallati i Muzikës Katalanase, Katedralja e Shën Eulalisë, Ura e Peshkopëve, Sheshi San Jaume dhe lagjja gotike. Vazhdim në bulevardin Passeig de Gracia ku ndodhen Casa Mila, Casa Batllo, Casa Amatller dhe Plaça Catalunya.
Vizitë në bulevardin Las Ramblas, Palau Guell dhe sheshin Reial.
Në orën 18:00 nisja për aeroport. Fluturimi Barcelonë–Tiranë në 21:00, mbërritje në 23:35. Fundi i shërbimit.

Politikat për fëmijët:

0–1.99 vjeç: 130€ total

2–9.99 vjeç: 40€ më pak se i rrituri

10+ vjeç: si i rrituri

Politikat e udhëtimit:

Programi mund të ndryshojë në varësi të orareve të fluturimit, trafikut apo kushteve atmosferike

Dhomat teke kanë pagesë ekstra

Dy krevate teke mund të jenë të bashkuar në vend të dopjos

Rezervimi kërkon 50% parapagim, pjesa tjetër 10 ditë para nisjes

Pagesa është e pakthyeshme

Pasaporta duhet të ketë të paktën 3 muaj vlefshmëri pas kthimit

Për të miturit që udhëtojnë pa prindër, kërkohet prokurë noterizuar (2 kopje)

Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore në check-in online (për vend specifik ka kosto shtesë)

Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndryshime të orareve apo ndalesa të detyrueshme të shoferit

Çmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve lokale mund të ndryshojnë sipas operatorëve në destinacion. Klientët njoftohen për çdo ndryshim përpara kryerjes së shërbimit.

Sugjerim:
Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës, mund të lini një shumë simbolike si bakshish për vlerësimin e stafit.