Kushtet e Perdorimit

KUSHTET E PERDORIMIT

Te drejtat dhe detyrimet e paleve

Mbeshtetur ne Ligjin nr .7850, date 27.09.1994 “Kodi Civil I Republikes se Shqiperise” I ndryshuar, Ligjin nr.9734, date 14.05.2007 “Per turizmin” I ndryshuar dhe akteve ligjore e nenligjore ne fuqi.

1.Hyrje

1.1. Comfort Travel&Tours operon ne treg prej vitit 2009 duke ofruar sherbime te ndryshme.

1.2. Agjencia ofron sherbime 24 ore e dite e 7 dite ne jave. Zyrat e saj jane te hapura nga e hena ne te shtune, Nga ora 09:00 deri ne 20:00

1.3. Adresat e degeve te agjencise ne Shqiperi :

1.4. Tirane, Rr.Sami Frasheri,prane Drejtorise se Policise,Tirane.

2. Perkufizimet e termave

2.1. Ne kuader te kesaj marreveshje,termat e meposhtem do te kuptohen si:

2.1.1. Agjenci,person juridik i regjistruar i cili kryen veprimtarine e ofrimit,gjetjes dhe mundesimit te udhetimeve turistike,biletave te udhetimit ne menyra te ndryshme transporti si dhe bileta per Aktivitete sportive ose kulturore per klientet,ne kembim te pageses.

2.1.2. Rezervim : ruajtja ose porosia e nje produkti turistik si udhetimi,akomodimi ose pakete turistike nga ana e agjencise,me porosi te klientit.

2.1.3. Menyrat e rezervimit jane nepermjet faqes online www.comforttravel.al nepermjet paraqitjes personalisht te klientit ne zyren ose deget e agjencise ose nepermjet kontaktit me email ose telefon.

2.1.4. Konfirmim : a) verifikimi i disponibilitetit te nje rezervimi,ose b) marreveshja perfundimtare me ane te se ciles klienti shlyen detyrimet ndaj agjencise dhe agjencia ruan perfundimisht rezervimin e klientit.

2.1.5. Hotel : Ndertese ose nje grupe i lidhur ndertesash  te pavarura nga ndonje vendodhje ndertimi tjeter,me jo me pak se 6(gjashte) dhoma brenda nje parcele toke te vetme,ne te cilen akomodimi sherbimet shtese dhe akomoditeti ofrohen per publikun nga nje staf i kualifikuar.

2.1.6. Rimbursim : Shuma e parave qe agjencia eshte e detyruar t’i ktheje klientit ne rast te mospermbushjes se marreveshjes per faj te saj se ne rastet e parashikuara ne kete dokument.

2.1.7. Pakete turistike : Kombinim i parapergatitur sherbimesh,qe shitet ose ofrohet per shitje dhe mbulon nje periudhe per me shume se 24 ore ose perfshin nje nate akomodim.Paketa perbehet nga jo me pak se dy prej sherbimeve te meposhtme : a)Transport  b)Akomodim  c)Sherbime te tjera turistike te pavarura nga transporti dhe akomodimi dhe qe perbejne nje pjese te konsiderueshme te paketes,qe do te perfshihen ne kete kombinim te parapergatitur dhe kur keta komponente  jane faturuar si zera te vecante.

3.Detyrimet e agjencise

3.1. Stafi i agjencise eshte i detyruar te shpjegoje te gjitha ofertat per te cilat klienti shprehe interes. Stafi i agjencise eshte i detyruar te pergjigjet,brenda orarit zyrtar dhe ne menyren e caktuar me marreveshje, per cdo pyetje apo paqartesi te klientit

3.2. Stafi i agjencise eshte i detyruar te shpjegoje proceduren qe do te kryhet ne menyre qe te mundesohet udhetimi sipas kerkesave te klientit si dhe dokumentet e nevojshme qe klienti duhet te paraqese ne agjenci.

3.3. Stafi i agjencise eshte i detyruar te pergjigjet sa me mire nevojave te klientit per sa i perket rezervimit te hotelit,tranportit etj.nese klienti ka zgjedhur te pranoj njeren nga ofertat e pergatitura nga agjencia atehere stafi i agjencise do te pergjigjet vetem per hotelet dhe transportin e percaktuar ne oferte.

3.4. Nese kerkesa behet brenda limitive te percaktuara ne kete marreveshje,stafi i agjencise eshte i detyruar te mundesoje nje nderrim te hotelit sipas kerkesave te klientit.Nese ky ndryshim kerkon nje kosto financiare, kjo kosto do te paguhet nga klienti.

3.5. Nese kerkesa behet brenda limitit te percaktuar  e kete marreveshje stafi i agjencise eshte i detyruar te mundesoje nje nderrim te itinerarit sipas kerkesave te klientit .Nese ky ndryshim kerkon nje kosto  financiare, kjo kosto do te paguhet nga klienti.

3.6. Agjencia deklaron se eshte pergjegjese per cdo oferte te deklaruar ne faqet online,ne broshurat informuese dhe kataloget e prodhuar prej saj,si dhe cdo oferte te reklamuar nga stafi i agjencise.

3.7. Agjencia nuk eshte pergjegjese  per gjendjen e dhomave te hotelit nese ato nuk jane ne gjendjen e paraqitur ne faqen zyrtare te hotelit , per sjelljen e stafit te hotelit ne destinacionin e deshiruar nga klienti.

3.8. Agjencia nuk eshte pergjegjese ne rast anullimit te udhetimit per shkak te forces madhore,shkaqeve natyrore,protestave popullore ose shpalljes se gjendjes se luftes ne destinacionin e perzgjedhur nga klienti si dhe per cdo incident qe ndodh per shkak te ketyre arsyeve.Zgjidhja do te gjendet me marreveshje mes agjencise dhe klientit.

3.9. Agjencia nuk eshte pergjegjese per demtim ose humbje te bagazheve ose sendeve personale ne avion,aeroport,port,anije ose ne hotel.

3.10. Agjencia eshte pergjejgjese per demtim ose humbje te bagazheve,sendeve personale ne mjetet e transportit te mundesuara nga vet ajo per transportin e klientit nga aeroporti,porti ne drejtim te hotelit dhe e anasjellta,per te vizituar pika te ndryshome turistike si dhe ne udhetimet per te shetitur neper qytet.

4.Te drejtat e agjencise.

4.1. Agjencia ka te drejte te kerkoj cdo dokument te nevojshem qe bejne te mundur  realizimin e rezervimit te udhetimit.

4.2. Agjencia ka te drejte te mare, ne kohen dhe ne menyren e caktuar me marreveshje, cdo pagese qe klienti detyrohet.

4.3. Agjencia ka te drejte te anulloje rezervimin e udhetimit nese klienti nuk kryen pagesat sipas marreveshjes.

4.4. Ne rast anullimi te udhetimit, agjencia ka te drejte te mbaje nga shuma e paguar nga klienti,cdo komisjon apo shpenzim qe ajo eshte e detyruar te bej ne menyre qe te mundesohet udhetimi i klientit.

5 Detyrimet e klientit.

5.1.Klienti eshte i detyruar te kryeje pagesat sipas marreveshjes  se caktuar me agjencine.

5.2.Klienti eshte i detyruar te paraqitet ne vendin e nisjes ne daten dhe oren e caktuar nga agjencia.

5.3.Klienti eshte i detyruar te jape numrin e pjesemarresve ne udhetim,nese ai eshte pergjegjes per ta, ose nese behet  fjale per udhetim ne grup.

5.4.Klienti eshte i detyruar te percaktoje nese do te marre edhe kafshe shtepiake me vete.

5.5.Klienti eshte i detyruar te percaktoje nese do te kete ne ngarkim te rritur.Per te rriturit qe udhetojne pa pranine e te dy prinderve,nevojitet pajisja me prokure nga prinderit.

6. Te drejtat e klientit

6.1.Klienti ka te drejte te perfitoje nga oferta sipas informacioneve te dhena nga stafi i agjencise.

6.2.Klienti ka te drejte te kerkoje informacion mbi udhetimin gjate oreve te punes se agjencise,ne menyrat e kontaktit te caktuara nga agjencia.

6.3.Klienti ka te drejte te kerkoje rimbursim ne rast te anullimit te udhetimit per faj te agjencise,ne rast te dryshimit  te hotelit ose transportit per faj te agjencise,ne rast te mos plotesimit te paketes se ofruar nga agjencia.

7.Afatet

7.1.Afati per te kryer nje rezervim eshte te pakten 14 (katermbedhjete) dite perpara dates se caktuar per kryerjen e nje udhetimi.Agjencia nuk eshte pergjegjese nese edhe brenda ketij afati,nuk ekzistojne vende te lira ne hotel ose ne mjetin e transportit.

7.2.Afati per anullim.

7.2.1.Nese rezervimi i bere nga klienti anullohet nga vete ai perpara 21 (njezete e nje) dite ose me shume dite perpara udhetimit,klientit i kthehet shuma e plote e paguar ne emer te agjencise.Nese perpara anullimit eshte bere ndonje shpenzim,ky shpenzim do te zbritet nga shuma qe do te marre klienti.Shpenzimet perfshijne edhe komisionin bankar ne rastin e pageses me karte krediti ose debiti.

7.2.2.Nese rezervimi i bere nga klienti anullohet nga vete ai 10 (dhjete) deri 20 (njezete) dite perpara udhetimit,klienti do te paguaje shpenzimet e transfertes dhe 50 % te shpenzimeve te administrates. shpenzimet perfshijne edhe komisionin bankar ne rastin e pageses me karte krediti ose debiti.

7.2.3.Nese rezervimi i bere nga klienti anullohet nga vete ai 4 (kater) deri 9 (nente) dite perpara udhetimit,klienti do te paguaje shpenzimet e transfertes dhe 70 % te shpenzimeve te administrates. shpenzimet perfshijne edhe komisionin bankar  rastin e pageses me karte krediti ose debiti.

7.2.4.Nese rezervimi i bere nga klienti anullohet nga vete ai ne me pak se 3 (tre) dite perpara udhetimit,ai nuk ka te drejte te rimbursohet nga agjencia.

7.2.5.Nese klienti nuk paraqitet ose largohet nga udhetimi me perpara dates se parashikuar nga agjencia,klienti nuk ka te drejte te rimbursohet nga agjencia.

7.3.Procedurat e aunullimit.

Terheqja do te quhet se eshte kryer ne momentin qe klienti paraqitet ne njeren nga zyrat e agjencise dhe ploteson formularin perkates per t’u terhequr nga marredhenia e krijuar me agjencine duhet te paraqitet personalisht ose i perfaqesuar nga nje pjesetar i grupit (kur udhetimi eshte rezervuar ne grup).ne kete rast klienti  duhet te telefonoje agjencine,nderkohe qe perfaqesuesi eshte ne zyren e agjencise,per te konfirmuar anullimin.

8.Cmimet

8.1.Percaktimi i cmimit: Cmimi i paraqitur ne faqen online www.comforttravel.al  ose cmimi i marre nga stafi ne secilen prej zyrave te agjencise,eshte cmimi perfundimtar i paketes ose ofertes Turistike.

8.2.Pergjegjesia e agjencise ne rast te ndryshimit te cmimit.

8.2.1.Agjencia nuk eshte pergjegjese per ndryshimet ne cmimin perfundimtar nese ky ndryshim behet nga ana e hotelit,shtimit te taksave qe paguhen ne destinacion,detyrime te tjera te vendosura nga institucione shteterore shqiptare ose te huaja.

8.2.2.Agjencia nuk eshte pergjegjese per ndryshimet e cmimit ne periudha te caktuara te vitit qe konsiderohen si piku turistik i destinacionit te zgjedhur nga klienti.

8.2.3.pagesat per femijet ndryshojne sipas ofertave te hotelit.Agjencia nuk eshte pergjegjese per keto pagesa dhe per ndryshimet qe mund te behen ne cmim.

8.3.Pages kryhet ne total,ne momentin e rezervimit.Sidoqofte,ne marreveshje me agjencine, pagesa mund te  behet edhe e ndare ne dy pjese kur, 50% e cmimit perfundimtar paguhet ne momentin e rezervimit dhe 50% paguhet 14 dite perpara udhetimit.Ne rast mos pagese,agjencia nuk eshte e detyruar te mbaje rezervimin e kryer nga klienti.Agjencia mund te ndryshoje afatin prej 14 ditesh ne periudhe te vecanta gjate vitit qe konsiderohen piku turistik.

8.4.Si behet rimbursimi ne rast ndryshimi te ofertes.

8.5.Komisioni bankar

Ne rastin e pagesave me karte krediti,komisioni paguhet nga agjencia.Ne te kundert,nese pagesa behet me karte ne zyre,komisioni paguhet nga klienti ne varesi te bankes.Ne rast te pageses me para ne dore,nuk ka komision per te paguar nga palet.

8.6.Menyra e kryerjes se pageses

8.6.1.me para ne dore ne zyrat e agjencise dhe ne zyrat e agjencive partnere

8.6.2.Me ane te kartes se kreditit Visa ose Mastercard te shoqeruara me nje forme autorizimi,nje Kopje te pasaportes dhe te dhenat  e domosdoshme te kartes si dhe kodin tre shifror me faks,nese Klienti nuk paraqitet personalisht ne zyre.

8.6.3.Me ane te kartes se kreditit ose debitit  Visa,Mastercard,Visa Electron dhe Maestro me ane te makinerise,nese klienti paraqitet personalisht ne zyre.

8.6.4.Me ane te transfertes bankare ne llogarine e agjencise.Detajet e llogarise bankare ndodhen Ketu.Ne kete rast,klienti eshte i detyruar te dergoje me faks ose e-mail nje kopje te fletepageses se kryer ne banke.

9.Zgjidhja e mosmarreveshjeve

9.1.Ne rast mosmarreveshje me klientin,agjencia do te beje cdo perpjekje per te arritur ne nje zgjidhje me marreveshje dhe te shpejte me klientin.

9.2.Agjencia duhet te siguroje qe cdo korrespondence te trajtohet brenda periudhave kohore te meposhtme : a) jo me vone se 14 dite nga data e marrjes se kerkeses/ankeses nga klienti; b) jo me vone se 28 dite nga data e marrjes se njoftimit per nje pergjigje te hollesishme per t’ia derguar klientit.

10.E drejta e autorit

10.1  Deklaron se faqet e saj online Comfort  Travel &Tours  dhe jane prone e saj.Agjencia mban pergjegjesi per cdo material te pasqyruar ne faqen online.

10.2.Comfort  Travel &Tours deklaron se informacioni mbi hotelet,resortet dhe mjetet e transportit eshte marre nga faqet zyrtare te hoteleve,resorteve dhe mjeteve te transportit. Ky informacion rishikohet here pas here ne menyre qe ne faqe te jete vetem informacioni me i fundit. Agjencia nuk mban pergjegjesi nese informacioni qe eshte pasqyruar ne faqen zyrtare nuk eshte Informacion i sakte.

10.3. Comfort  Travel &Tours deklaron se ne faqet e saj online pasqyrohet vetem informacion i lejuar per publikun nga krijuesit e faqeve te hoteleve,resorteve dhe mjeteve  te transportit.Informacioni dhe fotografite nuk merret personalisht nga stafi i agjencise,por vetem nga faqet zyrtare te sipercituara.

10.4. Comfort  Travel &Tours deklaron se nuk ka te drejte autori mbi materialin e Cituar ne piken 10.3

11.Miratimi i marreveshjes

11.1.Miratimi i marreveshjes se mesiperme behet nga Comfort  Travel &Tours.

11.2.Cdo ndryshim ne marreveshjen e mesiperme behet nga Comfort Travel &Tours.