LIQENI MATKA – SHKUP – OHER 2 DITE

Çmimi: 
50 Euro

VIZITOJME:

Liqenin Matka
Lundrim me Motoskaf ne liqenin Matka dhe vizite e shpelles Vrelo
Shkup
Kopshti Zoologjik (ne Shup)
Oher

Akomodim ne hotel 3 Yje ne qender te Shkupit

Eksluzivitet: Vizite ne kopshtin Zoologjik te Shkup i pasur me specie te vecanta si Elefant, Xhiraf, Aligator, Lama, etj

KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME

MUAJI TETOR
Nisje   10, 17, 24, TETOR — 2 Dite Udhetim

 

PAKETAT E UDHETIMIT

Paketa me Mengjes  – Cmimi €50
Paketa me Mengjes dhe Darke – Cmimi €55

Dita 1: VIZITE E KANIONIT MATKA dhe LUNDRIM NE LIQEN  – VIZITE NE SHKUP
Nisja ne mengjes ne oren 6:00 drejt Maqedonise. Ndalesa rruges per kafen e mengjesit.
Pas kalimit te pikes doganore te Qaf Thanes, vazhdim i udhetimi neper territorin e Maqedonise drejt Liqenit MATKA.
I ndodhur vetem 10 km larg Shkupit dhe 15 km larg Tetoves, Liqeni Matka eshte “Perralla me re” e vendit fqinj te Maqedonise. Kjo dite do te jete kryesisht e dedikuar vetem per vizituar bukurite e Kanionit Matka.
Nder eksperiencat qe nuk duhet humbur eshte edhe lundrimi me motoskafe te vegjel pergjate liqenit, duke soditur natyren e bukur qe karakterizon Matken. Lundrimi do te jete deri ne shpellen e Vrelo. Ndalese per te vizituar nje nder Shpellat me unike ne Ballkan. E gjate prej 175 m, ne brendesi te shpelles ndodhen 3 liqene te vegjel.
Me pas kthimi ne mol. Kohe e lire per te vizituar  kanionin ne menyre individuale.
Rreth ores 17:00 largohemi nga Matka per te vizituar qytetin e Shkupit (vetem 10 km larg Matkes)
Akomodimi ne hotel 3 yje ne qender te Shkupit. Pas pushojme 20-30 minuta ne shoqerine e ciceronit vizitojme kryeqytetin e Maqedonise
Vizita jona fillon nga shtepia e Nene Terezes, per te kaluar me pas tek sheshi i shatrevanave “Aleksander i Madh”, ura e Artisteve, ura e Civilizimit, Blloku i Muzeve, Carshia e vjeter, Kalaja e qytetit, etj.
Pas turit ne Shkup kohe e lire per shopping.
Kthimi ne hotel.
Darka ne restorant (afer hotelit) per klientet qe kane zgjedhur paketen me darke.
Pas darka e lire ku mund te shijoni jeten e nates te Shkupit

 

Dita e Dyte: KOPSHTI ZOOLOGJIK I SHKUPIT – VIZITE NE OHER
Mengjesi ne hotel.
Pas mengjesi vizitojme kopshtin zoologjik te Shkupit nje nder me te medhenjte ne Ballkan, i pasur me specie te vecanta si Elefant, Xhiraf, Aligator, Lama, etj
Pas shetitjet ne kopshtin zoologjik te Shkupit udhetojme drejt qytetit te Oherit. Vizite te qytetit te Oherit si Kalaja Samoil, qyteti i vjeter, Kisha e Shen Klemendit, Kisha e Shen Sofise, pedonalja buze liqenit, etj.
Kohe e lire per dreke ne sheshin Lhinidos te Oherit.
Pas dreke nisja per ne Tirane nga pika kufitare e Qaf Thanes.
Ndalese rruges per pushim dhe mberritja ne Elbasan, Tirane, Durres ne mbremje

-Duhet të dini se:

Akomodimi:
Do të bëhet në hotel  3Yje ne qender te Shkupit
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshte:
-Durres në orën 5:00 të mengjesit nga pallati sportit
- Tirane ne oren 6:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombetar)
- Elbasan ne oren 6:30 nga kryqezimi i Cerrikut

——————————————————-
Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:
1) Karta ID ose Pashaporta per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues (si ID ose Pashaporta) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer

Ne cmimin per person përfshihen:
1. Transporti vajtje – ardhje sipas programit
2. Akomodimin ne  hotel 3 Yje ne qender te Shkupit per 1 nate
3. Mengjesi i dites se dyte ne restoratin e hotelit
4. Darka e dites se pare ne restorant tradicional ne Shkup (per personat qe zgjedhin paketen €55 me darken e perfshire)
5. Shoqërues  shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit.
6.Taksat turistike

Ne cmim nuk perfshihen:
1) Drekat gjate dy diteve te udhetimit
2) Shetitja me motoskaf dhe vizite ne shpellen Vrelo (Opsionale) cmimi 5!
3) Bileta per hyrjet ne muze, kala, manastire
4) Bileta e hyres ne kopshtin Zoologjik ne Shkup (1,5 €)

——————————————————-
SHENIME
-Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
- Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
-Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar
-Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit