VIZITOJMË
Madrid
Cuenca
Valencia
KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
TETOR 2025
Nisje 16 Tetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 449€
Oraret e Fluturimit:
Nisja 16 Tetor 17:40 nga Tirana (mberritja ne 21:15 ne Madrid)
Kthimi 19 Tetor 22:30 nga Valencia (mberritja 01:10 ne Tirane)
HOTELET
Akomodimi në hotel 4 Yje:
Madrid për 2 netë
Valencia për një 1 natë
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1: MADRID
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin minimumi 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Madrid. (3 orë : 30 min)
Pas mbërritjes në Madrid dhe procedurave doganore transferta ne hotel.
Akomodimi në hotel në Madrid.
Mbrëmje e lirë.
Dita 2: MADRID
Mëngjesi në hotel.
Vizitë me guidë dhe autobus në Madrid. Vizitat fillojne me me atraksionet, si: Rrugët e famshme të Gran Via dhe Kastejana, Sheshet Platha de Espanja, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alkala, Platha de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sakramaneto, dhe Sheshin Kolon.
Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një kështjellë të vjetër arabe dhe e ndjekur nga stili klasik, italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pasur në tapete, orë dhe objekte të çmueshme.
Vizita mbaron me një kalim pranë stadiumit “Santiago Bernabeu” dhe më në sheshin Plaza de Toros, për të vizituar një nga arenat e Torreadorëve.
Kthimi në hotel në mbrëmje.
Dita 3: CUENCA
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit nisja për ne Cuenca, Qytetin e Magjisë, pjesë Trashëgimisë Botërore të Unescos, një nga vendet natyrore më të famshme dhe të bukura në Spanjë.
Ndalesa a parë per foto nga “Dritarja e Djallit”, një pikë vrojtimi me pamje mahnitëse mbi kanionin Júcar.
Më pas shëtitje nëpër rrugët e Cuencas Katedralen mbresëlënëse së Cuencas në Plaza Mayor.
Kohë e lirë për drekë dhe vazhdimi udhëtimit për në Valencia.
Mberritja në Valencia dhe akomodimi në hotel.
Fjetia në Valencia.
Dita 4: VALENCIA
Mëngjesi në hotel.
Vizitë e Monumenteve Kryesore të Valencias, si: Platha de la Reina, Palathio de Kongresos, Planetarium, Muzeu i Shkencave, etj.
Pasdite transferta për në aeroportin e Valencias.
Fluturimi direkt Valencia – Tiranë. (2 orë : 30 min)
Në çmim përfshihet
Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Madrid dhe Valencia – Tiranë.
Transfertat ne hotel dhe Shëtitjet me autobus ne sipas programit.
Akomodim në hotele për 2 netë në Madrid, 1 natë në Valencia.
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në çmim nuk përfshihet
a. Drekat dhe Darkat
b. Hyrjet në monumente dhe muzeume
c. Taksat e qyteteve e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit
Shënime
VENDTAKIMI I NISJES
Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 60€ zbritje nga cmimi i paketës
Shënim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
DOGANA
Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
INFORMACIONE
Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person
Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar
Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë)
Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj
Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze
Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë
Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje
Për cdo ndryshim në lidhje me cmimet do te informoheni parapakisht nga guida

