BARCELONË 3 DITË-2 NETË

Çmimi: 
399 Euro
Body: 

 

VIZITOJMË


Barcelonë
Sagrada di Familia
Parku Guell
Stadiumi Camp Nou
Muzeu i Pablo Picasso
lagjia tradicionale Barceloneta
Speatakli i shatervaneve “Fontana Magica”
Piazza Espanja

KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME

TETOR 2025
Nisje 23 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimi: Nisja 23 Tetor 05:50 nga Tirana (mberritja ne 09:05 ne Barcelone)– Kthimi 25 Tetor 22:35 ngaBarcelone (mberritja 01:05 ne Tirane)

****
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Barcelonë për 2 netë

 

PROGRAM I DETAJUAR – BARCELONË

 

Dita 1: Tiranë – Barcelonë

 

  • Takimi në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës me shoqëruesin, minimumi 2 orë përpara fluturimit.

  • Fluturimi direkt Tiranë – Barcelonë (rreth 2 orë e 20 min).

  • Pas mbërritjes në Barcelonë dhe procedurave doganore, nisemi me autobus për të vizituar:

    • Akuariumin e Barcelonës, ku do të qëndrojmë edhe për drekë.

    • Lagjia Barceloneta, lagje tradicionale e qytetit.

    • Katedralen e Shën Eulalisë, Ura e Peshkopëve, Sheshi San Jaume, lagja gotike dhe Muzeun Pablo Picasso.

  • Akomodimi në hotel në Barcelonë.

  • Mbrëmje e lirë për shëtitje individuale ose relaks.


Dita 2: Barcelonë

 

  • Mëngjesi në hotel.

  • Vizita gjatë ditës përfshin:

    • Kompleksi hotelier WELA (i lartë 99 m, ndërtuar në vitin 1999).

    • Bazilika Sagrada Familia, kryevepra e Antonio Gaudi (parashikuar të përfundohet në vitin 2026).

    • Parku Guell, park i nisur nga Gaudi.

    • Stadiumi Camp Nou, stadiumi legjendar i FC Barcelona.

  • Pasdite:

    • Shëtitje në Passeig de Gracia, bulevard me markat më të mira dhe vilat më të veçanta si Casa Mila, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera, si dhe Plaça Catalunya me statujën e Cesk Macia.

  • Në mbrëmje: mundësi për të vizituar Fontana Magica dhe shfaqjen e saj me drita.

  • Kthimi në hotel pas vizitave.


Dita 3: Barcelonë – Tiranë

 

  • Mëngjesi në hotel.

  • Vizita përfshin:

    • Sheshin Espanja dhe kodrën Montjuik (ku gjenden Muzeu Kombëtar i Artit Katalan, Kullat Veneciane, Panairi i Barcelonës 1926, Stadiumet Olimpike Barcelona ’92).

    • Portin e Krociereve, Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, bulevardi Las Ramblas dhe sheshi Reial.

  • Transfertë për në aeroportin e Barcelonës.

  • Fluturimi direkt Barcelonë – Tiranë (rreth 2 orë e 25 min).

 

Çmimi i paketës përfshin:

  1. Udhëtimin vajtje–ardhje me avion Tiranë – Barcelonë – Tiranë.

  2. Transfertën nga aeroporti në hotel dhe shëtitjet me autobus sipas programit.

  3. Akomodimin në hotel për 2 netë në Barcelonë.

  4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.

  5. Shoqërues shqiptar gjatë gjithë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

  6. Një çantë dore me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
    (Kujdes: Çdo bagazh mbi këto përmasa ose bagazhi i dorëzuar në check-in ka kosto shtesë).

Në çmim nuk përfshihet:


  a. Drekat gjatë ditëve të udhëtimit.
  b. Biletat e hyrjes në muze, kala, parqe arkeologjike dhe natyrore.
  c. Taksat e qyteteve (taksë turistike), të cilat janë të detyrueshme dhe paguhen në zyrë bashkë me pagesën e turit.

 

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti “Nënë Tereza”, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara nisjes.


POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40 € zbritje nga çmimi i paketës.
Shënim: Kjo politikë vlen vetëm nëse fëmijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.


DOGANA

  1. Pasaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj.

  2. Nuk duhet të keni kaluar më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE gjatë 6 muajve të fundit.


INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
► Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë shtesë prej +50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk është dopio, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Shtrati për personin e tretë/katërt mund të jetë sofa bed (shtrat i shtuar).
► Operatori turistik nuk mban përgjegjësi për udhëtarët e kthyer nga policia për arsye të tilla si: mungesë dokumentacioni, dëbim (ekspuls), skadim i pasaportës/mjetit të identifikimit, etj.
► Për udhëtarët nën 18 vjeç që udhëtojnë pa prindër, ose vetëm me njërin prej tyre, kërkohet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Disa nga shërbimet e hotelit/udhëtimit mund të mos jenë në funksion për arsye objektive jashtë kontrollit të operatorit.
► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera lokale mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e operatorëve lokalë që i ofrojnë.