UDHËTIM NË VALBONË – 2 DITË MAGJI NË ALPET SHQIPTARE
Datat e nisjes:
Tetor: 11–12, 18–19, 25–26
Nëntor: 01–02, 08–09, 15–16, 22–23
Festat e Nëntorit: 28–29, 29–30 Nëntor dhe 30 Nëntor–01 Dhjetor
Hotel Fusha e Gjësë – 89 euro për person
(Mëngjes + Drekë + Darkë + Mbrëmje festive)
Çmimi përfshin:
* Akomodim në hotel
* Biletën e tragetit (Koman–Fierzë)
* Mbrëmje festive në Hotel Fusha e Gjësë
* Mëngjes, drekë dhe darkë për ditën e parë
* Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
* Transportin sipas programit
Çmimi nuk përfshin:
* Hyrjet në monumente dhe muzeume
* Drekën e ditës së dytë
* Pijet gjatë vakteve
* Transportin lokal për ujëvarën e Rrogamit (500 lekë/person)
Programi i udhëtimit
Dita 1 – Tiranë / Durrës – Koman – Fierzë – Valbonë
Nisja nga Durrësi në orën 05:15 (Stacioni i Trenit) me kosto shtesë 5 euro
Nisja nga Tirana në orën 06:00 (Pallati i Sportit “Asllan Rusi”)
Ndalese e shkurtër për kafen e mëngjesit
Udhëtim drejt liqenit të Komanit, i njohur për peizazhin unik
Traget nga Koman për në Fierzë për rreth 2 orë
Pas mbërritjes në Fierzë, udhëtim drejt Luginës së Valbonës
Akomodim në hotel dhe konsumim i drekës
Pas drekës, vizitë në ujëvarën e Rrogamit (transport lokal extra)
Ecje rreth 30 minuta dhe ndalesë panoramike
Kthim në hotel dhe darkë festive me muzikë tradicionale
Dita 2 – Valbonë – Bajram Curri – Prizren – Tiranë
Mëngjes në hotel
Vizita në mullirin e vjetër dhe liqenin e Xhemës (ecje 5 minuta)
Ndalese në Bajram Curri për kafe ose akullore
Vazhdim drejt qytetit të Prizrenit dhe vizitë e pikave kryesore të qytetit
Drekë opsionale në një nga restorantet e Prizrenit
Nisja drejt doganës së Morinës dhe kthimi në Tiranë në mbrëmje
Fundi i shërbimit tonë
Kujdes:
Duhet të jeni të pajisur me letërnjoftim ose pasaportë gjatë udhëtimit
Sugjerim:
Nëse mbeteni të kënaqur me shërbimin e shoferit apo guidës, mund të lini një shumë simbolike si bakshish për vlerësimin e stafit
Politikat e fëmijëve
* 0–2.99 vjeç falas
* 3–5.99 vjeç 50% zbritje
* Mbi 6 vjeç paguajnë si të rritur
Shënime të rëndësishme
* Akomodimi në dhomë teke ka pagesë shtesë 75%
* Në dhomat dopio mund të jenë dy krevate teke të bashkuar ose një dopio
* Numri minimal i pjesëmarrësve: 20 persona
* Në rast anulimi nga klienti, pagesa është e pakthyeshme
* Rezervimi kërkon parapagim 50%, pjesa tjetër 5 ditë para nisjes
* Agjencia nuk mban përgjegjësi për persona të kthyer nga policia për mungesë dokumentacioni apo arsye të tjera
* Për fëmijë nën 18 vjeç që udhëtojnë pa prindërit, kërkohet prokurë e noterizuar
* Në rast defekti të automjetit deri në 2 orë e 59 minuta, udhëtimi nuk rimbursohet; pas kësaj kohe, kompensimi është 35%
* Konsumimi i vakteve bëhet në grup
Menuja e vakteve
Mëngjes: petulla, djathë, gjalpë, recel, vezë të ziera, çaj (bufe)
Drekë: sallata, fli, perime zgare, mish me patate
Darkë: sallata, fli, perime zgare, xaxiq, troftë ose fileto pule me patate
Rezervimi i vendeve në autobus
Vendet e para: 15 euro/person
Vendet e dyta: 10 euro/person
Vendet e treta: 5 euro/person
Pjesa tjetër e vendeve nuk rezervohet paraprakisht dhe zgjidhet në momentin e nisjes
Të dhënat e nisjes dërgohen një ditë para udhëtimit me mesazh në numrin tuaj të kontaktit. Sigurohuni që numri të jetë vendosur saktë gjatë rezervimit.

