Udhëtim në Korfuz
Data e nisjes:
Tetor: 10-12, 17-19
Tetor: 24-26
Nëntor: 07-09, 14-16, 21-23
Festat e Nëntorit: 28-30
Hotelet dhe çmimet:
-Hotel Alexandros 4* - 129€ (All Inclusive)
-Hotel Messonghi 4* - 139€ (All Inclusive)
Festat e Nëntorit përfshijnë mbrëmje festive
Bileta e tragetit Igumenicë – Korfuz – Igumenicë është e përfshirë në çmim.
Çmimi përfshin:
-Akomodim në hotel 4*
-Bileta e tragetit Igumenicë – Korfuz – Igumenicë
-Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
-Mëngjes, drekë, darkë
-Transporti sipas programit
Çmimi nuk përfshin:
-Hyrjet në monumente dhe muzeume
-Taksa lokale: Hotel 3* €5/dhomë/natë, Hotel 4* €10/dhomë/natë, Hotel 5* €15/dhomë/natë
Dita e Parë:
Nisja nga Tirana në orën 23:00-23:45 një ditë para datës së udhëtimit.
Nisja nga Durrësi (Stacioni i Trenit dhe Plepat) në orën 23:30 një ditë para datës së udhëtimit.
Udhëtim për në Korfuz nëpërmjet Igumenicës me autobuz dhe traget. Pushime të shkurtra gjatë rrugës.
Mbërritja në Korfuz rreth orës 12:00. Pas mbërritjes, drejtohemi në hotel dhe konsumojmë drekën. Koha e lirë për plazh pranë hotelit. Darka në hotel dhe mbremje e lirë.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit, vizitë në qytetin e Korfuzit.
Kthimi në hotel për drekë.
Pas drekës nisemi për në Paleokastritsa. Në rrugë ndalesë në fabrikën e pijeve dhe likereve "Koum Kouat". Koha e lirë për plazh dhe, sipas dëshirës, vizitë në akuariumin dhe manastirin e Paleokastritsës (extra 8€).
Kthimi në hotel pasdite dhe konsumimi i darkës.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt portit të Korfuzit.
Nisja nga Korfuzi me traget dhe përmes Igumenicës për në Tiranë pasdite. Mbërritja në Shqipëri në mbrëmje.
Sugjerim:
Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i shoferit apo guidës, mund të vendosni një shumë minimale si bakshish për vlerësimin e stafit.
Informacion i rëndësishëm:
Taksa e ambientit ditore për akomodim për një natë në Greqi, duke filluar nga 1 Janar 2025:
Hotel 3*: Nëntor – Mars €1.5/dhomë/natë, Prill – Tetor €5/dhomë/natë
Hotel 4*: Nëntor – Mars €3/dhomë/natë, Prill – Tetor €10/dhomë/natë

