Udhëtim në Vjenë dhe Budapest
Data e udhëtimit: 27 Nëntor – 01 Dhjetor – 349€/person BB (mëngjes përfshirë)
Hotel 3* ose 4*
Çmimi përfshin:
-Akomodimi në hotel 3* ose 4*
-Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
-Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
-Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas programit
-Transport me automjet komod
Çmimi nuk përfshin:
-Hyrja në monumente dhe muzeume
-Taksa e qytetit sipas hoteleve përkatëse
Itinerari:
Dita e Parë: Tiranë – Zadar
Nisja në orën 01:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore në Muriqan, vazhdojmë gjatë Rivierës së Malit të Zi, për të kaluar Gjirin e Kotorit me traget në Herceg Novi. Vazhdimi drejt Split për vizitë të shkurtër dhe më pas drejt Zadarit. Mbërritja dhe sistemimi në hotel.
Dita e Dytë: Zagreb – Vjenë
Mëngjesi në hotel. Nisja për në Zagreb dhe ndalesë 2-orëshe për vizitë të kryeqytetit kroat dhe monumenteve historike. Vazhdimi drejt Austrisë me ndalesë 1-orëshe në Graz. Arritja në Vjenë dhe sistemimi në hotel.
Dita e Tretë: Vjenë – Budapest
Mëngjesi në hotel. Vizitë me guidë në atraksionet kryesore të Vjenës: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera, Parlamenti, Bashkia, Muzeu Kryesor, Pallati Schönbrunn, Universiteti Kryesor, Teatri Kombëtar, Kisha Kushtimore, Hofburg. Nisja për në Budapest (rreth 2 orë). Mbërritja dhe sistemimi në hotel.
Dita e Katërt: Budapest – Beograd
Mëngjesi në hotel. Vizitë e monumenteve kryesore të Budapestit: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela, Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës, Statuja e Shën Gellertit, ura e Margaritës. Pasdite nisja për në Beograd (rreth 5 orë). Sistemimi në hotel.
Dita e Pestë: Beograd – Tiranë
Mëngjesi në hotel. Vizitë e shkurtër e Beogradit paradite. Nisja për në Tiranë me ndalesa të shkurtra përgjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë.
Politikat për fëmijët:
0-1.99 vjeç – pagesë 50€
2-5.99 vjeç – përfiton 30% zbritje
Mbi 6 vjeç – pagesë e plotë
Shënime:
Çmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve lokale mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e operatorëve lokalë.
Rezervimi i vendeve në autobus ka kosto ekstra: vendet e para 15€/person, vendet e dyta 10€/person, vendet e treta 10€/person, vendet e katërta 5€/person, vendet e pesta 5€/person. Të tjera nuk mund të rezervohen dhe merret vetëm në nisje.
Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë para udhëtimit.
Akomodimi në dhomë single ka pagesë ekstra 75%.
Nëse krevati nuk është dopjo, do të jenë dy krevate të bashkuara.
Për rezervim nevojitet 50% parapagim dhe pjesa tjetër 5 ditë para nisjes.
Në rast anulimi, klienti njoftohet 3 ditë para udhëtimit.
Numri minimal i pjesëmarrësve: 35.
Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
Agjencia nuk mban përgjegjësi për kushte atmosferike, ndryshime programi ose kthim nga policia për mungesë dokumentacioni.
Nëse udhëtimi bëhet për një person nën 18 vjeç, kërkohet prokurë e noterizuar.
Pasaporta duhet të ketë të paktën 3 muaj vlefshmëri në momentin e nisjes.
Në rast prishje të automjetit mbi 2h59min, agjencia rimburson 35% të çmimit të paketës.

