PRAGE - VIENA - BUDAPEST - BRATISLAVA 3 - 7 Mars

Çmimi: 
289 Euro
DITA E PARË

Takimi me stafin tone behet ne oren 12:30 te drekes ne Airportin Nene Tereza Tirane.
Nisja nga Tirana ne oren 15:00 dhe mberritja ne Budapest ne oren 16:30.
Pas procedurave , te orientuar nga guida shqiptare do te bashkohemi me autobusin vendas per tu nisur drejt qytetit te Bratislaves.
Akomodimi ne Hotel. Konsumimi i darkes i lire.

DITA E DYTË

Mëngjesi në hotel. Shetitje panoramike dhe vizit e shkurter ne Monumenteve të Bratisllavës me guidë dhe autobus.
Nisemi per ne qytetin e Prages ku udhetimi zgjat rreth 4-5 ore pa ndalesa.
Mberritja ne qytetin e Prages ku do te mund te vizitojme Kështjellen e Pragës, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Haratchani, Kisha e Loretos,Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Akomodimi dhe Fjetje në Hotel.

DITA E TRETË

Mëngjesi në Hotel.
Do te fillojme me walking Tour se bashku me guiden shqiptare ne qytetin madheshtor te Prages ku pikat kryesore qe do te vizitojme do te jene : Lagjia Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i Vjeter me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike,kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
Qendrim i lire ne qytet.

DITA E KATËRT

Mëngjesi në Hotel.
Vazhdon udhëtimi për në Vienë i cili zgjat rreth 3.5 ore pa ndalesa. Vizitë e shkurter në Monumentet kryesore e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit (vizitat do te jene ne varesi te kohes se qendrimi ne Viene).
Nisja per ne Budapest , udhetimi zgjat rreth 2.5 ore pa ndalesa.
Vizitë panoramike e qytetit te Budapestit ku do te mund te shohim me nga afer Buda Castle (ku do te vizitojme Kishen e Shen Mattias, dhe bastionin e peshkatarit me nje pamje nga Parlamenti).
Akomodimi ne Hotel. Qendrim i lire ne Hotel.
Opsionale : Per te gjithe personat qe deshirojne nen asistimin e guides mund te vizitojme rrugicat me te famshme te modes ne qender te Budapestit.

DITA E PESTË,

Transferta për në Aeroportin e Budapestit. Nisja më 06:55 nga Budapest dhe Mbrritje më 08:20 ne Tirane.
Fundi i sherbimit tone!

           Çmimi përfshin:

1. Fluturimi Tirane - Budapest vajtje - ardhje.
2. Shetijet ne Prage , Viene , Budapest sipas programit.
3. Akomodimi 2 nete ne Prage
4. Akomodimi 1 nate ne Budapest
5. Akomodimi 1 nate ne Bratislave
6.Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
7. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
8. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 42 x 32 x 25cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.
• Bagazhe shtese 10kg ose 20kg.

SIGURACIONI I SHENDETIT I DETYRUESHEM - 4euro