Rome, Firenze,

Çmimi: 
259 Euro

Pranverë në Romë dhe Firence, 4 nete - 5 Ditë - €259

Dita e Parë: Nisja nga Tirana me autobus për në Durrës. Nisja me traget nga Durrësi në orën 22.00. Sistemimi dhe Fjetje në Traget. 
Dita e Dytë: Mbrritja në Bari më 07.00. Transferta me autobus për në Firence. Udhëtimi zgjat 7 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritje në Firence.Vizitë panoramike e qytetit: Piazza Della Signora, Sheshi D’Uomo, Sheshi San Lorenzo, Muzeu Davide, Sheshi San Maria Novella, San Trinita, Ponte Vecchio dhe Pallati Piti. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Romë rreth orës 07.30. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Vizitë panoramike e Romës: Piazza Del Popolo, Via Del Corso, Fontana Di Trevi, Pantheon, Piazza Venezia, Piazza Di Spanja, Piazza Navona, Koloseum. Sheshi San Pietro. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transfertë për në Bari. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritje në Bari. Nisja me traget për në Durrës në orën 22.00. Sistemimi dhe Fjetje në Traget.
Dita e Pestë: Mbrritja në Durrës në 07.00. Vazhdimi i udhëtimit për në Tiranë.
 
- Nisje më 19 Prill
Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me traget
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim 2 netë në hotel dhe 2 netë në kabinë të brendshme në traget.
4. Mëngjeset vetëm në Hotel..
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
 
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.