SARAJEVË (FESTË ME MUZIKË LIVE), 3 DITË (2 NETË)

Çmimi: 
149 Euro
Body: 
VIZITOJMË
▶Sarajevë
▶Mostar
▶Medjugore
▶Ujëvarat e Kravicës
 
▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
 
SHTATOR 2024
Nisje 27 Shtator — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 149€
 
TETOR 2024
Nisje 4 Tetor — 3 Ditë (1 Netë) — Cmimi 149€
Nisje 11 Tetor — 3 Ditë (1 N2të) — Cmimi 149€
Nisje 18 Tetor — 3 Ditë (1 N2të) — Cmimi 149€
 
FESTAT E NENTORIT 2024
Nisje 28 Nentor — 3 Ditë (1 N2të) — Cmimi 159€
 
DHJETOR 2024
Nisje 7 Dhjetor — 3 Ditë (2 N2të) — Cmimi 149€
 
KRISHTLINDJE 2024
Nisje 24 Dhjetor — 3 Ditë (1 Natë) — Cmimi 169€
⭐⭐⭐⭐
HOTELET
Akomodimi në hotel Hollywood 4 Yje në Sarajevë.
Festë me Muzike Live në Mbrëmjen e ditës së dytë
 
PROGRAMI I DETAJUAR
 
DITA 1: MOSTAR
*Nisja nga Tirana ne orën 5:00. Kryerja e procedurave kufitare të Hani Hotit. Vizitë e shkurtër dhe pushim kafeje ku mund të konsumohet një mëngjes i lehtë në Nikshiq.
*Pas këtij pushimi vazhdimi udhëtimit për në Mostar ose qyteti i Menekshesë ku do të kemi mundësinë të shohim Urën e famshme të Mostarit, rrugën e dyqaneve të mjeshtërve të vjetër, Xhaminë e Madhe dhe Katedralen e Betontë të Mostarit ( e vetmja në botë).
*Pas përfundimit të vizitës në Mostar, nisja për në Sarajevë. Mbërritja dhe akomodimi në hotel.
Kohë e lirë për të shfrytëzuar facilitetet e hotelit: pishina olimpike e mbyllur (duhet përdorur kapuc noti), banja turke, palestër.
*Darka do të shtrohet në restorantin e hotelit
DITA 2: SARAJEVE
*Pas mëngjesit në hotel vizitojmë qytetin e Sarajevës.
Turi fillon me vizitën në oborrin e familjes Mbretërore të Hasburgve në Ilizha dhe pas kësaj vizite transferohemi në Vrela Bosna ose Mushkëritë e Sarajevës.( pagese extra 1 euro).
Nisemi me guidën për vizitat në Bashqarshi, Xhamitë dhe Kishat e Sarajevës, që jo më kot është quajtur Jeruzalemi i Europës.
*Në marrëveshje me grupin mund të organizohet shopping në qendrat e mëdha tregtare si SKENDERAJ, OBI, VISA ose ROBOT.
Kohë e lirë dhe konsumimi i drekës në një nga lokalet e qendrës së qytetit.
*Vazhdimi i turit me vizitë në Parkun e Madh të Ilidzes, në Pedonalen Velika Aleja, Ish Rezidencat e Arkidukeve Austriake.
Kthimi në hotel dhe kohë e lirë për të përdorur facilitetet e hotelit si: pishina olimpike e mbyllur (duhet përdorur kapuc noti), banja turke, palestër.
Këtë mbrëmje festojmë së bashku duke organizuar Darkë Festive me Muzikë Live në restorantin e hotelit.
Dita 3: MEDJUGORE – UJEVARAT E KRAVICES
*Pas mëngjesit në hotel nisja për në Tiranë.
*Në rrugën e kthimit do të ndalojmë në Medjugorje ose vendi i Gospa Mira ( Zonja e Paqes) ku do të vizitojme Katedralen e Shenjtë dhe shijojmë bukuritë e këtij vendi të bekuar.
*Më pas vazhdojmë vizitën tonë në ujëvarat e Kravicës në një nga mrekullitë e natyrës në zonën e Medjugores.
*Pas përfundimit të vizitave, nisja për në Tiranë.
Gjatë rrugës pushime të shkurtëra kafeje.
Mbërritja në Tiranë në orët e vona të darkës dhe fundi i shërbimeve tona.
 
Në çmim përfshihet
1) Transporti sipas programit vajtje – ardhje
2) Akomodimi në Hotel Hollywood 4 Yje në Sarajevë per 2 netë
3) Mëngjeset dhe Darkat në restorantin e hotelit
4) Përdorimi i pishinës dimërore olimpike
5) Guida (Shoqëruesi) gjatë ditëve të udhëtimit.
 
Në çmim nuk përfshihet
a) Drekat gjatë ditëve të udhëtimit
b) Hyrjet në Muze, Kala, Park Arkeologjik dhe Natyror
c) Taksa lokale 2 euro personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
d) Muzike live vendase në mbrëmjen e ditës së dytë (opsionale 10€)
 
 
Shenime:
►Duhet të dini se:
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 5:00 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 4:00 nga Stacioni i Trenit
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11,99 vjeç paguajnë 99€ për akomodim me 2 persona të rritur në një dhomë
➤ Nëse fëmijët akomodohen me 1 person të rritur në një dhomë paguajnë cmimin e plotë të paketës
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë ose kartë identiteti me vlefshmëri minimumi 3 muaj
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (single) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
 
 
 
 
V