Çmimi:
75 Euro
Body:
VIZITOJMË
▶Selanik
▶Kastoria
▶Ujëvara Edesa
▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
SHTATOR 2024
Nisje 21 Shtator — 2 Ditë (1 NEtë) — Cmimi 75€
Nisje 28 Shtator — 2 Ditë (1 NEtë) — Cmimi 75€
TETOR 2024
Nisje 5 Tetor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 75€
Nisje 12 Tetor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 75€
Nisje 19 Tetor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 75€
Nisje 26 Tetor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 75€
FESTAT E NENTORIT 2024
Nisje 28 Nentor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 75€
Nisje 29 Nentor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 75€
Nisje 30 Nentor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 75€
DHJETOR 2024
Nisje 7 Dhjetor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 75€
Nisje 8 Dhjetor — 2 Ditë (1 Natë) — Cmimi 75€
⭐⭐⭐⭐
HOTELET
Akomodimi në Hotel 3 Yje ose 4 Yje, në Selanik
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1 : SELANIK (Tur, Shopping dhe Buzuk)
-Nisja nga Tirana në orën 5:00 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar)
-Nisja nga Durresi në orën 4:00 nga Stacioni i Trenit
Ndalesa gjatë udhëtimit për pushime.
Pas kalimit të pikës kufitare të Kapshticës, vazhdimi udhëtimit drejt Selanikut. Mbërritja dhe akomodimi në hotel në Selanik, qyteti i dytë i Greqisë për nga madhësia, ekonomia, tregtia dhe jeta politike.
Vizita jonë fillon me: Kullën e Bardhë në sheshin qendror të qytetit e ndërtuar në shekullin e XV, e cila është simboli i Selanikut. Kulla fillimisht është ndërtuar nga Osmanët për fortifikimin e qytetit, duke u bërë një burg famëkeq dhe skena e ekzekutimeve masive gjatë periudhës së sundimit osman, është rimodeluar më pas në thelb pasi Greqia fitoi kontrollin e Selanikut në 1912, duke e adoptuar si simbolin e qytetit.
Më pas vazhdojmë me vizitat në Kishën e St. Sofia dhe Kishën Bizantine të St. Demetrios dhe prej këtej në Ancient Agora (pazari qëndror i qytetit).
Pas vizitave, kohë e lirë për shopping.
Programi ynë do të përfundojë në Sheshin e Aristotelit duke shijuar bukuritë e bregdetit Egje.
Opsionale darkë festive në buzuqet e Selanikut.
Fjetia në Selanik.
Dita 2 : UJEVARA EDESA – KASTORIA
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit udhëtojme drejt qytezës Edesa, për të vizituar Ujëvarën Edesa, një ndër ujëvarat më të mëdha dhe spektakolare të Greqisë.
Kohë e lirë për të vizituar Ujevarën dhe shijuar peisazhin
Pas vizitimit të Ujëvarës Edesa, udhëtojmë drejt Kastorias. Ndalësë për vizitë të qytetit liqenor dhe për të shijuar drekën në tavernat tradicionale.
Pas drekës në Kastoria, nisja drejt Tiranës. Ndalesa rrugës për pushime dhe mbërritja në mbrëmje.
Në çmim përfshihet
1. Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
2. Akomodimi në Hotel 3 Yje ose 4 Yje, në Selanik
3. Mëngjesi në restorantin e hotelit
4. Guida (Shoqëruesi) gjatë ditëve të udhëtimit.
Në çmim nuk përfshihet
a) Taksa lokale e Greqisë 3 euro nata për dhomë në hotel me 3 yje, dhe 7 euro nata për dhomë në hotel me 4 yje. Taksa paguhet në recepsionin e hotelit nga vetë klientët.
b) Hyrjet në Muze, Kala, Park Arkeologjik dhe Natyror
c) Drekat dhe Darka.
Shenime:
►Duhet të dini se:
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 5:00 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 4:00 nga Stacioni i Trenit
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11,99 vjeç paguajnë 60€ për akomodim me 2 persona të rritur në një dhomë
➤ Nëse fëmijët akomodohen me 1 person të rritur në një dhomë paguajnë cmimin e plotë të paketës
DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhomë teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokalë që mundësojnë këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
V