SKI NE BOGE ➡Nisje 1 & 18, JANAR 2 dite 65 eur

Çmimi: 
65 Euro

VIZITOJME:
-MANASTIRIN UNIKAL TE DECANIT
-UJEVARA E DRINIT
-PEJE
-GRYKA E RUGOVES
-BOGE  (Ski)

Akomodim ne hotel Dukagjini 5 Yje ne qender te Pejes

-GALA MBREMJE 1 JANAR 2020 me kengetaret ; Jeton Cerrmjani,Flaka Krelani,Albina Kelmendi ( menu e plote dhe pije pa kufi )

–Cmimi me pagese extra 40€ per

KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT SI ME POSHTE
-Nisje 1 JANAR — 2 Dite Udhetim — Cmimi 65€
-Nisje 18 JANAR — 2 Dite Udhetim — Cmimi 65€  
-Nisje 14 SHKURT — 2 Dite Udhetim — Cmimi 65€
-Nisje 15 SHKURT — 2 Dite Udhetim — Cmimi 65€  

 

Itinerari i detajuar i Udhetimit

DITA E PARE:
*Nisje ne mengjes nga Sheshi Piazza (mbrapa Muzeut Kombetar) drejt Kosoves.
Gjate udhetimin per ne Gryken e Rugoves, destinacioni i pare qe do te vizitojme do te jete  “Manastiri i Decanit”.
I ndodhur vetem 30 km larg Pejes, manastiri 800 vjecar permban ne brendesi te tij legjenden unikale te “Shen Stefanit”, qe e shenderron vizitimin e Manastirit ne nje eksperience te paharruar.
*Udhetimi vazhdon ne drejtim te parkut te Radacit per te vizituar Ujevaren e Drinit te Bardhe (nga ku buron lumi Drini i Bardhe).
Dreka e lire per tu konsumuar ne Parkun e Drinit.
*Pas dreke transferohemi ne qytetin e Pejes
Akomodimi ne hotel Dukagjini 5 Yje ne qender te Pejes
Pasdita kohe e lire per te pushuar, ku mund te shfrytezoni pishinen dimerore, jakuzi, suana dhe banjo Turke.
*Darka ne restorantin e hotelit


DITA E DYTE: 
*Pas mengjesit vazhdimi udhetimit per ne Boge, duke pershkruar gryken e Rugoves.
Ndalese ne pika panoramike gjate pershkrimit te Rugoves per fotografi.
*Mberritja ne fshatin turistik Boge dhe kohe e lire per ski
Dreka e lire te shijojet ne restorantet ne Boge (ku sugjerimet e guides nuk do te mungojne)
*Pas dreke, rreth ores 15:30 nisja per ne Tirane.
Ndalese gjate rruges per kafe dhe kthimi ne Tirane ne darke

——————————————————–
Duhet te dini se:

Ne cmim per person perfshihet:
1)  Transporti sipas programit vajtie – ardhje
2) Akomodimi ne hotel Dukagjini 5Yje ne qender te Pejes
3) Darka e dites se pare ne restorantin e hotelit
4) Mengjesi i dites se dyte shtruar buffe ne restorantin e hotelit
5) Perdorimi i SPA se hotelit (pishina e mbyllur, jakuzi, sauna, palester dhe banjo turke
6) Guida gjate gjithe turit
7) Taksat Turistike

——————————————————–

-Cmimet e femijeve:
 Foshnje 0 – 2.99 vjec – Paguan 15 euro
Femije 3 – 11.99 vjec – Paguan 45 euro

————————————————

- Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në hotel Dukagjini 5* ne qender te Pejes

- Nisja do të bëhet në orën 06:00 të mengjesit, nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombetar)

——————————————————–
- Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:
1) Këpucë të përshtatshme për mal dhe borë.
2) Shall, doreza, kapuç dhe xhup të trashë.
3) Karta ID ose Pashaporta per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues (si ID ose Pashaporta) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
4) kepuce (atlete) rezerve pasi do qendroni gjate duke shkelur ne bore dhe kepucet tuaj mund te lagen
5) rrobat e banjos per te perdorur SPA e hotelit

——————————————————–
- Ne cmim nuk perfshihen:
1) Dreka gjate diteve te udhetimit
2) Bileta per hyrjet ne muze, kala, manastire, shpella
3) Pajieset e skijimit dhe teleferiku

——————————————————–
SHENIME
- Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
- Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
- Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar
-Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit
-Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike dhe zhvillimin e sporteve dimerore