SKI NE BREZOVIC DHE BROD ➡Nisje 1 JANAR 3 DITE Hotel PREMIUM 5 *

Çmimi: 
110 Euro

VIZITOJME
-PRIZREN
-BREZOVIC
-BROD

Paketa me mengjes:
-Hotel Premium 5 Yje  — Cmimi 110€

Paketa me mengjes dhe darke
-Hotel Premium 5 Yje  — Cmimi 120€

 

KY UDHETIM DO TE REALZIOHET NE DATAT SI ME POSHTE
Muaji Janar
-
Nisje 1 – 3 JANAR — 3 Dite Udhetim


Itinerari i detajuar i udhetimit

Dita parë: VIZITE dhe RELAKS NE PRIZREN
*Nisemi nga Tirana në mengjes nga Sheshi Piazza (mbrapa Muzeut Kombetar), ku pas takimit me guiden bëhet nisja për në Kosovë.
*Pas ndalesës se shkurtër për kafen e mengjesit në Reps, vazhdojme udhetimin drejt qytetit te Prizrenit
Akomodimi ne hotel Premium 5 yje ne Prizren
Pas akomodimin ne shoqerine e guides vizitojme qytetin e Prizrenit, duke filluar me Lidhjen e Prizrenit, Xhamine e Sinan Pashes, Ura e Gurit, Carshia vjeter, etj.
Pasditja me pas e lire per te shfrytezuar SPA e hotelit (si jakuzi, sauna, palester)
Gjithashtu ne pasdite vizite e 2 qendrave tregtare te reja (nder me te medhate ne rajon) si GALERIA dhe ABI CARSHI, per shopping
*Darka e organizuar ne restorant ne carshine e Prizrenit

Dita dytë: SKI NE BREZOVIC
*Pas mengjesit ne hotel udhetojme per ne  Malet e Sharrit drejt Brezovice
Mberritja më qëndrën e skive te Brezovices (me e madhja ne Kosove) dhe kohe e lire per te perjetuar adrenalinen e skijimit.
Ne Brezovic ndodhen 3 teleferik per tu transferuar ne pistat ne qafen e Maleve te Sharrit. 
Pistat e skijimit janë të ndarë sipas ketegorisë së vështirsisë, ku ju mund te beni ski, snowboard ose te luani “si femije” me slita.
Brezovica ofron rehatinë e skijimit për këdo. Dhe njekohesisht do keni mundesi te shijoni dhe Motorret e Bores.

Gjithashtu prane pistes do të konusmohet edhe dreka e cila është e lirë ne restorantet me gatimet e zones.
*Zbritja ne Prizren pasdite dhe akomodimi ne hotel
Pasditja e lire per tu relaksuar ne SPA e hotelit
*Darka e organizuar ne po te njejtin restorant ne carshine e Prizrenit


Dita trete: SKI NE BROD
*Pas mengjesit ne hotel vazhdojme perseri udhetimin ne Malet e Sharrit por kesaj radhe drejt Brodit. Tek i drejtohemi pistës së skijimit ne Brod njihemi me fshatin e Dragashit dhe historine e Kostandini i XI, perandori i fundit i perandorise romake, me origjine nga Dragashi.
Pas mberritjes ne Brod, kohe e lire per te shijuar pisten e skijimit dhe teleferiket e Brodit, nje piste madheshtore e vendosur ne malet e Sharrit e cila te ofron shume mundesi per fillestaret e skijimit pasi pjerrësia e saj është shumë e vogël, duke e bërë komode skijimin për cdo kategori.
Brodi ka qene nje nder zonat turistike me te frekuentuar qe ne kohen e ish-Jugosllavise, aq sa edhe Tito ndertoi nje shtepi pushimesh ne zonen e Dragashit.
Dreka e lire per te konsumuar ne restorantin Arxhena ne Brod.
Pas dreke nisje per ne Tirane
Ndalesa rruges per kafe dhe mberritja ne Tirane ne darke

———————————————————————————-

Duhet të dini se:

Ne cmim përfshihen:
1) Transporti sipas programit ne destinacionet perkatese
2) Dy nete akomodimi ne hotel Premium 5 yje, ne Prizren
3) Mengjesi i dites se dyte dhe dites se trete
4) Darka e dites se pare dhe dites se dyte (per personat qe zgjedhin paketen me darke)
5) Perdorimi i jakuzit, sauna dhe palester gjate qendrimit ne hotel
6) Shoqerues shqiptar nga agjensia gjate turit

———————————————————————————–

Cmimet e femijeve:
 Foshnje 0 – 2.99 vjec – Paguan 20 euro
Femije 3 – 11.99 vjec – Paguan 90 euro
*Ekstra per darken 10 euro

————————————————

 Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në hotel Premium 5 yje, ne Prizren sipas kerkeses tuaj

 Nisja do të bëhet në mengjes ora 8:00 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombetar)

————————————————————————————
 Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:

1) Karta ID ose Pashaporta per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues (si ID ose Pashaporta) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
2) Xhup te trashe, doreza, shall
3) kepuce (atlete) rezerve pasi do qendroni gjate duke shkelur ne bore dhe kepucet tuaj mund te lagen

 

————————————————————————————
SHENIME
- Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
- Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
- Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar
-Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit
-Agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike dhe zhvillimin e sporteve dimerore