STRUGE – OHER – BITOLA – LIQENI PRESPES (Hotel Izgrev 5 Yje) 2 DITE

Çmimi: 
50 Euro

VIZITOJME:
-Struge
-Oher
-Bitola (Manastiri)
-liqeni Prespes (nga ana e Maqedonise)
-Shen Naum
-Drilon

Akomodim ne hotel IZGREV 5 Yje ne Struge, (buze liqenit)

KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME


MUAJI TETOR
Nisje  10, 17, 24, TETOR — 2 Dite Udhetim – Cmimi €50

Dita 1: STRUGE – OHER

*Nisja ne mengjes ne oren 6:00 drejt Maqedonise.
*Ndalesa rruges per mengjes ne zonen e Librazhdit.
*Pas kalimit te procedurave  doganore mberrijme ne qytetin e Struges.
*Vizite e qytetit e Struges, si Carshia e vjeter, Portat e Drinit te Zi, bulevardi buze lumit te Drinit, etj.
Pas vizites ne Struge, vazhdimi i turit ne Oher, ne Jeruzalemin e Ballkanit.
Vizite ne shoqerine e guides te qytetit te Oherit si Kalaja Samoil, qyteti i vjeter, Kisha e Shen Klemendit, Kisha e Shen Sofise, Kisha Kameni, Pedonalja, etj.
*Sipas deshires se grupit mund te organizojme shetitje me varke  ne liqenin e Oherit rreht mureve te kalase se vjeter (extra pagese 5€)
Me pas kohe e lire per te konsumuar dreken.
Pas dreke akomodimi ne Hotel Spa IZGREV 5Yje, ne Struge, buze liqenit.
*Pasdita e lire per tu relaksuar ne SPA e hotelit si pishine dimerore, sauna, banjo turke, palester, etj
*Darka ne restorantin e hotelit

 

Dita 2: BITOLA – LIQENI PRESPES – SHEN NAUM
*Pas mengjesit ne hotel udhetojme drejt qyteti te Bitolas,  ndryshe i njohur si Manastiri (nga emri i vjeter shiq).
Vizite e qytetit te Bitolas ne shqoerine e guides.
Me pas udhetojme drejt liqenit te Prespes duke vizituar pjese maqedonase te liqenit. Ndalese ne fshatin turistik Otesevo buze liqenit te Prespes per konsumuar dreken ne restorantet e zones.
Pas drekes dhe vizites te liqenit te Prespes udhetojme drejt Shen Naum. Gjate udhetimit do te bejme nje ndale per foto panoramike te liqenit te Oherit ne ballkonin Koritiski (1405 m lartesi) per te bere pjese te kujtimeve tona nje peisazh fantastik te liqenit te Oherit, perpara se te zbresim ne Shen Naum.
*Vizita e fundit per kete dite do te jete ne Manastirin e Shen Naumit.
*Pas vizites se Shen Naumit, kalimi i procedurave doganore ne Tushemisht dhe kohe e lire per nje kafe ne Drilon.
*Kthimi ne Elbasan, Tirane, Durres ne mbremje.

 

-Duhet të dini se:

——————————————————-
Akomodimi:
Do të bëhet në hotel Izgrev 5 Yje ne Struge (buze liqenit)
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshte:
- Durres në orën 5:00 të mengjesit nga pallati sportit
- Tirane ne oren 6:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombetar)
- Elbasan ne oren 6:30 nga kryqezimi i Cerrikut

——————————————————-
Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:
1) Karta ID ose Pashaporta per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues (si ID ose Pashaporta) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
2) Rrobat e plazhit per perdorimin e qendres SPA te hotelit

——————————————————-
SHENIME
- Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
- Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
- Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
- Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar
-Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit

Ne cmim per person përfshihen:
1. Transporti sipas programit vajtie – ardhje
2. Akomodimin ne hotel IZGREV 5 Yje per 1 nate
3. Darka e dites se pare ne restorantin e hotelit
4. Mengjesi i dites se dyte ne restorantin e hotelit
5. Perdorimi i pishines dimerore
6. Guida gjate vendeve qe do te vizitojme

Ne cmim nuk perfshihen:
1) Drekat gjate dy diteve te udhetimit
2) Biletat e hyrjes ne muze, keshtjella, kala, etj