VENECIA – VERONA, 3 DITË (2 NETË)

Çmimi: 
269 Euro
Body: 
VIZITOJMË
▶Venecia
▶Sheshi i Shën Markut dhe Pallati i Dukës
▶Bazilika e Shën Markut
▶Kulla e Orës
▶Kampanilja e Shën Markut
▶Ura Rialto
▶Shëtitje me gondola
 
▶Verona
▶Arena Romake
▶Ballkonin e Romeos dhe Xhuliet
 
 
▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
 
SHTATOR 2024
Nisje 19 Shtator — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 299€
Oraret e Fluturimit: Nisja 19 shtator 10:05 nga Tirana (mberritja ne 11:50 ne Trevizo) – Kthimi nga Trevizo 21 shtator 17:55 (mberritja 19:35 ne Tirane)
 
TETOR 2024
Nisje 3 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 289€
Oraret e Fluturimit: Nisja 3 tetor 10:05 nga Tirana (mberritja ne 11:50 ne Trevizo) – Kthimi nga Trevizo 5 tetor 17:55 (mberritja 19:35 ne Tirane)
 
Nisje 10 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 289€
Oraret e Fluturimit: Nisja 10 tetor 10:05 nga Tirana (mberritja ne 11:50 ne Trevizo) – Kthimi nga Trevizo 12 tetor 17:55 (mberritja 19:35 ne Tirane)
 
Nisje 17 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 279€
Oraret e Fluturimit: Nisja 17 tetor 10:05 nga Tirana (mberritja ne 11:50 ne Trevizo) – Kthimi nga Trevizo 29 tetor 17:55 (mberritja 19:35 ne Tirane)
 
Nisje 24 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 279€
Oraret e Fluturimit: Nisja 24 tetor 10:05 nga Tirana (mberritja ne 11:50 ne Trevizo) – Kthimi nga Trevizo 24 tetor 17:55 (mberritja 19:35 ne Tirane)
 
NENTOR 2024
Nisje 8 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 269€
Oraret e Fluturimit: Nisja 8 nentor 15:35 nga Tirana (mberritja ne 17:10 ne Trevizo) – Kthimi nga Trevizo 10 nentor 17:10 (mberritja 18:40 ne Tirane)
 
Nisje 15 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 269€
Oraret e Fluturimit: Nisja 15 nentor 15:35 nga Tirana (mberritja ne 17:10 ne Trevizo) – Kthimi nga Trevizo 17 nentor 17:10 (mberritja 18:40 ne Tirane)
 
Nisje 22 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 269€
Oraret e Fluturimit: Nisja 22 nentor 15:35 nga Tirana (mberritja ne 17:10 ne Trevizo) – Kthimi nga Trevizo 24 nentor 17:10 (mberritja 18:40 ne Tirane)
 
FESTAT E NENTORIT 2024
Nisje 28 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 299€
Oraret e Fluturimit: Nisja 28 nentor 20:20 nga Tirana (mberritja ne 21:55 ne Trevizo) – Kthimi nga Trevizo 30 nentor 18:25 (mberritja 19:55 ne Tirane)
 
DHJETOR 2024
Nisje 7 Dhjetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 279€
Oraret e Fluturimit: Nisja 7 dhjetor 20:20 nga Tirana (mberritja ne 21:55 ne Trevizo) – Kthimi nga Trevizo 8 dhjetor 18:20 (mberritja 20:00 ne Tirane)
⭐⭐⭐⭐
HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Vicenza për 2 netë
 
PROGRAMI I DETAJUAR
 
Dita 1: VERONA
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Trevizo.  (1 orë : 40 minuta)
Pas procedurave doganore udhetojme per ne Verona. Vizita ne Verona fillon me nje shetitje ne mes te romances ne qytetin e dashurisë, ku mund te gjeni ende deshmitë e tragjedisë Shekspiriane ne ballkonin e Romeos dhe Xhulietes.
Verona ishte një qytet i rëndësishëm romak dhe është i pasur në zona arkeologjike, më i madhi i të cilave është Arena Romake dhe rrugët e ngushta të veshura me pallate të bukura që përbëjnë qendrën historike.
Pas vizites ne Verona akomodimi dhe fjetia ne hotel.
Dita 2: VENECIA
Mëngjesi në hotel.
Pas mengjesit do të marim anije për të hyrë në Venecia. Gjatë turit panoramik të Venecias do të keni mundësi të vizitojmë:
Sheshi i Shën Markut dhe Pallati i Dukës – një nga kryeveprat e stilit gotik venecian. I ndërtuar në vitet 1309 – 1324, pallati përveç se rezidencë e Dukës së Venecias, ka qenë gjithashtu qendër e shumë institucioneve të tjera politike si burgjet e vjetra apo gjykata e lartë, deri kur Venecia u pushtua nga Napoleoni në vitin 1797. Një ndër të burgosurit e pallatit të Dukës ka qenë dhe donzhuani i famshëm Xhakomo Kasanova, i cili u dënua me 5 vjet.
Bazilika e Shën Markut – një nga shembujt më të mirë të arkitektures bizantine. Për shkak të mozaikëve bizantine dhe statusit të saj si simbol i fuqisë dhe pasurisë së Venecias njihet me emrin Kisha e Artë.
Kulla e Orës – ndërtesë e shekullit te XV. Ora është vendosur në pozicion të tillë që të mund të shikohej nga ujërat e lagunës, dhe të mund ti tregonte të gjithëve vizitorëve për pasurinë dhe pushtetin e Venecias.
Kampanilja e Shën Markut – një nga simbolet e qytetit. Kulla është 98.6 m e lartë dhe gjendet përballë bazilikes së Shen Markut. Filloi të ndërtohej në shekullin e IX, dhe përfundoi në shekullin e XII.
Më pas do të kemi mundesi të vizitojmë Urën Rialto, një nga urat më të rëndësishme dhe më romantike të qytetit.
Kohe e lire per dreke.
Tur Opsional – Shëtitje me gondola në Venecia.
Gjatë këtij shetitjes me gondola kemi mundësinë të eksplorojmë disa nga brigjet më interesante të Venecias.
Vizita fillon në ishullin e Muranos, popullsia e të cilit dallohet për punime artizanale, kryesisht për përpunimin e xhamit. Shëtitja më pas vazhdon në brigjet e Venecias, duke u shndërruar në një kujtim të paharrueshëm gjatë kohës së qëndrimit në këtë qytet.
Kthimi në mbrëmje dhe akomodimi në hotel
Dita 3: VENECIA OUTLET VILLAGE
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit shopping në qendrën tregtare Venezia Outlet Village.
Nisja për në aeroportin e Trevizos.
Fluturimi direkt nga Trevizo  në Tiranë.  (1 orë : 30 minuta)
 
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Trevizo – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje për 2 netë në Vicenza
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
 
Në çmim nuk përfshihet
a. Drekat dhe Darkat
b. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
c. Taksa lokale 5 euro personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
d. Bileta e tragetit per  në Venecia  diten e dyte 30 euro (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
e. Taksa e re e hyrjes në Venecia  diten e dyte 5 euro (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
 
Shenime:
►Duhet të dini se:
Nisja do të bëhet si me poshtë:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
 
 
V