Vienë-hallstatt 4 ditë

Çmimi: 
399 Euro
Body: 

Udhëtim në Hallstatt, Salzburg dhe Vjenë
►07–10 Nëntor – €399/person

Itinerari i fluturimeve:
Tiranë – Vjenë | 10:30 – 12:15
Vjenë – Tiranë | 12:50 – 14:25

Përfshirë në çmim:

* Akomodimi në hotel 3* ose 4*
* Bagazh dore 40x30x20 cm
* Bileta vajtje–ardhje
* Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
* Mëngjes për të gjitha ditët
* Transfertat dhe shëtitjet me autobus

Nuk përfshihen:

* Hyrjet në monumente dhe muzeume
* Siguracioni shëndetësor
* Taksa e qytetit sipas hoteleve
* Gjithçka e papërmendur në çmim

Dita 1
Takimi në aeroportin e Tiranës 3 orë përpara fluturimit. Fluturim direkt Tiranë–Vjenë. Transferim drejt Salzburgut (rreth 3 orë). Vizitë panoramike e qytetit historik. Check-in dhe akomodim në hotel. Mbrëmje e lirë.

Dita 2
Mëngjes në hotel. Vizitë në Hallstatt (rreth 1 orë udhëtim), fshat piktoresk dhe UNESCO. Shëtitje në qendrën historike, foto panoramike. Koha e lirë për drekë ose mini-udhëtim me varkë. Opsionale: ngjitje me funikulor drejt Skywalk. Pasdite udhëtim drejt Vjenës (rreth 3.5 orë). Check-in në hotel, mbrëmje e lirë.

Dita 3
Mëngjes në hotel. Vizitë në atraksionet kryesore të Vjenës: Katedralen Stephansdom, Pallatin Schönbrunn, Ringstraße, Hofburg, Belvedere dhe Naschmarkt. Mbrëmje e lirë dhe akomodim në hotel.

Dita 4
Mëngjes në hotel. Transferim për në aeroportin e Vjenës dhe fluturim për në Tiranë. Fundi i shërbimit.

Politikat për fëmijët:

* 0–1.99 vjeç: 130€ total
* 2–9.99 vjeç: 40€ më pak se i rrituri
* 10+ vjeç: si i rrituri

Politikat e udhëtimit:

* Programi mund të ndryshojë sipas orareve të fluturimit, trafikut ose kushteve atmosferike
* Dhomat teke kanë pagesë ekstra
* Dy krevate teke mund të jenë të bashkuar në vend të dopjos
* Rezervimi kërkon 50% parapagim, pjesa tjetër 10 ditë para nisjes
* Pagesa është e pakthyeshme
* Pasaporta duhet të ketë të paktën 3 muaj vlefshmëri pas kthimit
* Për të miturit që udhëtojnë pa prindër, kërkohet prokurë noterizuar (2 kopje)
* Përzgjedhja e vendeve në avion është rastësore në check-in online (për vend specifik ka kosto shtesë)

Çmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve lokale mund të ndryshojnë sipas operatorëve në destinacion. Klientët njoftohen për çdo ndryshim përpara kryerjes së shërbimit.

Sugjerim:
Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës, mund të lini një shumë simbolike si bakshish për vlerësimin e stafit.