VIZITOJMË
-Bern
-Lauterbrunnen
-Zyrih
-Shëtitje me Tren Panoramik
-Lucernë
-Basel
-Reihnfall
-Interlaken
-Thun
▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
DHJETOR 2024
Nisje 24 Dhjetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
Oraret e Fluturimi: Nisja 24 Dhjetor 14:10 nga Tirana (mberritja ne 16:30 ne Bazel) – Kthimi 27 Dhjetor 17:00 nga Bazeli (mberritja 19:05 ne Tirane)
–
Nisje 30 Dhjetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 599€
Oraret e Fluturimi: Nisja 30 Dhjetor 14:10 nga Tirana (mberritja ne 16:30 ne Bazel) – Kthimi 2 Janar 17:00 nga Bazeli (mberritja 19:05 ne Tirane)
JANAR 2025
Nisje 2 Janar — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
Oraret e Fluturimi: Nisja 2 Janar 14:10 nga Tirana (mberritja ne 16:30 ne Bazel) – Kthimi 5 Janar 17:00 nga Bazeli (mberritja 19:05 ne Tirane)
⭐⭐⭐⭐
HOTELET
Akomodimi në hotel 3 yje ose 4 yje në Zyrih për 2 netë, dhe në Mulhouse – Bazel për një 1 natë
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1: BAZEL – ZYRIH
*Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana me fluturim direkt në Bazel, Mulhouse. (2 ore : 10 min)
Pas mbërritjes në aeroportin e Mulhouse dhe procedurave doganore fillojmë vizitat në Bazel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Ëettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit.
Pas Vizitës në Bazel akomodimi në hotel.
Fjetia në Bazel
Dita 2: BERN – LAUTERBRUNNEN – MURREN
Mëngjesi në Hotel
Pas mëngjesit në hotel nisja drejt Bernit, kryeqytetit të Zvicrës. Tur panoramik i qytetit të Bernit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO, ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendet shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kulla e Sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz.
Më pas vazhdojmë udhëtimin duke përshkruar qytetet e Thun dhe Interlaken (vizite panoramike e Inerlaken e cilon fillon me qytetin e vjetër, duke shkuar në Untenzee, shëtitje në Hauptshtrase dhe tek rruga kryesore Marktshtrase. Vizita mbaron tek parku Hohëmatë, zona më e madhe e gjelbëruar në Interlaken).
Vazhdojmë turin per te vizituar nje nder fshatrat me piktoreske te Zvicres, si Lauterbrunnen në zonën e Interlaken, një eksperiencë e bukurisë të parqeve natyrore Zviceriane.
Pas vizitës në Lauterbrunnen opsionale vizite ne Murren me tren panoramik + teleferik.
Murren është një fshat tradicional alpin i Zvicrës, në një lartësi prej 1,638 metrash mbi nivelin e detit. Nuk mund të arrihet me rrugë publike por vetem duke kombinuar nje shetitje me tren + teleferik. Është gjithashtu një nga pikat turistike të njohura në Zvicërpasi nga Murrem kemi një peisazh spektakolar të tre maleve të larta Eiger, Mönch dhe Jungfrau.
Pasi vizites ne Murren udhëtojmë në Zyrih.
Akomodimi në hotel në Zyrih.
—
Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Zyrihut, nën magjinë e spektaklit të dritave.
*Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri.
Dita 3: UJEVARA REIHNFALL – LUZERNE
Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit në hotel nisemi drejt Schaffhausen, për të vizituar një ndër ujëvarat më spektakolare në Europë, si ujëvarat Reihnfall.
Pas vizitës së ujëvarës nisja për në Luzernë, i cili njihej si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Luzernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e Ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löëendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj.
Kohje e lire per te shijuar Luzernën individualisht, ku nga atraksionet qe keshillojme eshte nje shetitje me varke në liqenin e Luzernës.
Kthimi në hotel në Zyrih
Mbrëmje e lirë.
Fjetia në Zyrih
Dita 4: ZYRIH
Mëngjesi në Hotel.
Më pas fillojmë turin e Zyrihut. Vizitë e qytetit të Zyrihut, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster, Fraumünster dhe Peterkirche.
Nisja për në aeroportin e Bazelit.
Kalimi i procedurave doganore dhe nisja nga Bazeli për në Tiranë me fluturim direkt (2 ore : 5 min)
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bazel – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodimi në hotel për 1 natë në Basel-Mulhouse dhe 2 netë në Zyrih.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Bagazh 20 kg + çantë me përmasat 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
7. Check in në aeroport në deskun e Wizz Air.
Në çmim nuk përfshihet
a. Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
b. Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
c. Taksat e qyteteve 4€ për natë e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit.
d. Shëtitja me varka në liqenin e Lucernës
e. Bileta e Trenit Panoramik + Teleferiku 25 chf (franga)
Shenime:
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 60€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
V