ZVICËR-SHËTITJE ME TREN PANORAMIK, 4 DITË (3 NETË)

Çmimi: 
529 Euro
Body: 
VIZITOJMË
▶Bern
▶Lauterbrunnen
▶Zyrih
▶Shëtitje me Tren Panoramik
▶Lucernë
▶Basel
▶Reihnfall
▶Interlaken
▶Thun
 
 
 
▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
 
SHTATOR 2024
Nisje 21 Shtator — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
Oraret e Fluturimi: Nisja 21 shtator 11:10 nga Tirana (mberritja ne 13:30 ne Bazel) – Kthimi 24 shator 14:05 nga Bazel (mberritja 16:10 ne Tirane)
 
Nisje 28 Shtator — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
Oraret e Fluturimi: Nisja 28 shtator 11:10 nga Tirana (mberritja ne 13:30 ne Bazel) – Kthimi 1 tetor 14:05 nga Bazel (mberritja 16:10 ne Tirane)
 
TETOR 2024
Nisje 5 Tetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 529€
Oraret e Fluturimi: Nisja 5 tetor 11:10 nga Tirana (mberritja ne 13:30 ne Bazel) – Kthimi 8 tetor 14:05 nga Bazel (mberritja 16:10 ne Tirane)
 
Nisje 12 Tetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 529€
Oraret e Fluturimi: Nisja 12 tetor 11:10 nga Tirana (mberritja ne 13:30 ne Bazel) – Kthimi 15 tetor 14:05 nga Bazel (mberritja 16:10 ne Tirane)
 
⭐⭐⭐⭐
HOTELET
Akomodimi në hotel 3 yje ose 4 yje në Zyrih për 2 netë, dhe në Mulhouse – Bazel për një 1 natë
 
PROGRAMI I DETAJUAR
 
Dita 1: BAZEL – ZYRIH
*Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana me fluturim direkt në Bazel, Mulhouse. (2 ore : 10 min)
Pas mbërritjes në aeroportin e Mulhouse dhe procedurave doganore  fillojmë vizitat në Bazel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Ëettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit.
Pas Vizitës në Bazel akomodimi në hotel.
Fjetia në Bazel
Dita 2: BERN – LAUTERBRUNNEN
Mëngjesi në Hotel
Pas mëngjesit në hotel nisja drejt Bernit, kryeqytetit të Zvicrës. Tur panoramik i qytetit të Bernit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO, ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendet shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kulla e Sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz.
Më pas vazhdojmë udhëtimin duke përshkruar qytetet e Thun dhe Interlaken (vizite panoramike e Inerlaken e cilon fillon me qytetin e vjetër, duke shkuar në Untenzee, shëtitje në Hauptshtrase dhe tek rruga kryesore Marktshtrase. Vizita mbaron tek parku Hohëmatë, zona më e madhe e gjelbëruar në Interlaken).
Vazhdojmë turin per te vizituar nje nder fshatrat me piktoreske te Zvicres, si Lauterbrunnen në zonën e Interlaken, një eksperiencë e bukurisë të parqeve natyrore Zviceriane.
Pas vizitës në Lauterbrunnen udhëtojmë në Zyrih.
Akomodimi në hotel në Zyrih.
Dita 3: UJEVARA REIHNFALL – LUZERNE– SHETITJE ME TREN PANORAMIK
Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit në hotel nisemi drejt Schaffhausen, për të vizituar një ndër ujëvarat më spektakolare në Europë, si ujëvarat Reihnfall.
Pas vizitës së ujëvarës nisja për në Luzernë, i cili njihej si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Luzernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e Ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löëendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj.
Me pas nga stacioni i Trenit në Luzernë do të përjetojmë eksperiencën unike të trenave panoramik, një udhëtim që mund ta përjetoni vetëm në Zvicrën e bukur. Nisja nga Lucerne deri në Engelberg, udhëtimi i planifikuar zgjat 40-50 minuta duke shëtitur dhe shijuar natyren magjepëse të Zvicres nga dritaret panoramike të Trenit.
Pas mbërritjes në Engelberg, kthimi në Zyrih
Mbrëmje e lirë.
Fjetia në Zyrih
Dita 4: ZYRIH
Mëngjesi në Hotel.
Më pas fillojmë turin e Zyrihut. Vizitë e qytetit të Zyrihut, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster, Fraumünster dhe Peterkirche.
Nisja për në aeroportin e Bazelit.
Kalimi i procedurave doganore dhe nisja nga Bazeli për në Tiranë me fluturim direkt (2 ore : 5 min)
 
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë –  Bazel – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodimi në hotel për 1 natë në Basel-Mulhouse dhe 2  netë në Zyrih.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Bileta e Trenit Panoramik
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
 
Në çmim nuk përfshihet
a. Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
b. Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
c. Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)
d. Shëtitja me varka në liqenin e Lucernës
 
Shenime:
►Duhet të dini se:
Nisja do të bëhet si me poshtë:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 0 – 1.99 vjeç paguajnë 240€.
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 60€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit me shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
 
 
 
V